SUV i një brezi të ri. SUV e një gjenerate të re. Touareg-u i ri ka një prezencë unike falë dizajnit të tij të thjeshtë e konfident. Karakteristikat teknike si pajisje opsionale, të tilla si stabilizuesi elektromekanik i tronditjeve, IQ-ja. Dritat e përparme me matricën LED si dhe Innovision Cockpit bën që komforti, drejtimi i automjeti dhe entuziazmi të arrijnë një nivel të ri. Hedhja në treg pritet të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit qershor 2018.
Vlerat e stilit Çfarë ju pëlqen më shumë: pamja e këndshme high-tech, ngrohtësia e drurit dhe lëkurës, apo detajet sportive? Pak rëndësi ka se çfarë do të zgjidhni, me linjat luksoze të pajisjeve "Elegance", "Atmosphere" apo "R-Line", mund ta gjeni stilin tuaj.
Galeria
Touareg i ri: Perspektiva 360-gradëshe
Dizajni Touareg vendos standarde të rinj me dizajnin ekspresiv dhe avantgard. Brenda bind me shumë opsione të dizajnit individual.
IQ. Fenerët me matricë drite LED
Sepse askush nuk e pëlqen verbimin.
Ndriçim jo verbues thuajse në të gjitha situatat: IQ opsionale. Fenerë të përparmë me matricë drite LED me kontroll dinamik "Dynamic Light Assist" bëjnë rrugën tuaj më të ndritshme dhe më të gjerë, pa ndikim të përdoruesve të tjerë të rrugës në fushëpamjen tuaj.
Paketa "Black Style"
Shtojini një theks spikatës të zi nëpërmjet paketës opsionale "Black Style" të dizajnit.
Bëni tërheqës Touareg-un tuaj "R-Line": me paketën e dizajnit "Black Style"* mund të shtoni edhe më shumë ekspresivitet në pjesën e jashtme të automjetit tuaj.
*Përdorimi do të bëhet i mundur në një datë të mëvonshme. Partneri i Volkswagen do t'ju informojë me kënaqësi.
Innovision Innovision Cockpit është një nga karakteristikat kryesore të Touareg. Ekrani i gjerë dhe i lakuar me paraqitje të shkëlqyer ofron një orientim unik të shoferit dhe një koncept operativ intuitiv.
Innovision Cockpit
Përdorni qendrën e kontrollit pa buton.
Zini vend në kroskotin e së ardhmes: Sipas kërkesës, drejtuesi i Touareg-ut ulet përpara një ekrani të madh të lakuar dhe komandon pamjen dixhitale nëpërmjet prekjes, gjesteve apo zërit.
Komoditeti Kërkoni komfortin në një nivel tjetër. Në Touareg, qëndroni mbi rrugë, shijoni një hapësire të këndshme, funksionalitete praktike dhe një teknologji inovative për përdorim të përditshëm.
Koncepti i hapësirës
Shijoni një hapësirë krejt të re.
Ju dhe pasagjerët tuaj do të ndihen komodë, pasi Touareg plotëson dizajnin luksoz me funksionalitet të jashtëzakonshëm. Hapësira e gjerë e bagazhit dhe baxha elektrike mundësojnë një fleksibilitet të jashtëzakonshëm me një faktor të lartë komforti për aktivitetet tuaja.
Ndriçimi i ambientit
Jepni ambientit të brendshëm ngjyrën tuaj të preferuar.
Jepni ambientit të brendshëm ngjyrën tuaj të preferuar.
Kur bie errësira, Touareg-u kthehet në një ambient tepër komod. Arsyeja është drita e ambientit me ngjyrë të bardhë ose shumëngjyrëshe, sipas kërkesës suaj. Me 30 ngjyra, udhëtoni gjithmonë me ndriçimin që kërkoni për ambientin tuaj.
Ndenjëset ergoComfort
18 mënyrat e relaksimit.
Shijoni pak mirëqenie gjatë drejtimit të automjetit. Ndenjëset opsionale ergoComort për drejtuesin dhe pasagjerin e përparmë mund të pajisen me funksionin e masazhit, sipas kërkesës suaj. Programe të ndryshme ndihmojnë shpinën tuaj të largojë tensionin. Qëndroni në formë, edhe pas disa orëve mbas timonit.
Sistemet e asistencës Touareg bind edhe sa i përket teknologjisë. Pasi vjen me sistemet inovative të asistencës së drejtuesit, shumë prej të cilëve përdoren për herë të parë në një Volkswagen.
Ndihma e të parit natën
Shihni çfarë ka në errësirë.
Pajisjet e të parit natën mund t'i njihni nga filmat me spiunazh. Tani mund ta keni një të tillë në makinën tuaj. Rrezet e asistencës opsionale të të parit natën të Touareg-ut tuaj mund t'ju ofrojnë imazhe termike të mjedisit njerëzor dhe shtazor në kroskot."
Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerit
Ju mbron nga të dyja anët.
Për mbrojtjen tuaj dhe të pasagjerëve tuaj, mund të siguroheni nëpërmjet sistemit opsional proaktiv të mbrojtjes së pasagjerit nga të dyja anët. Nëse vërehet një rrezik përplasjeje, automatikisht merren masa mbrojtëse të tilla si shtrëngimi i rripave, drejtimi i ndenjëseve dhe mbyllja e dritareve dhe tavanit panoramik.
Përvoja me makinën Eksperienca në drejtim Ju pëlqen të drejtoni automjetin në rrugë të shtruara apo të pashtruara, teknologjitë e reja i japin Touareg-ut karakteristika të jashtëzakonshme drejtimi. Stabilizimi aktiv elektromekanik i tronditjeve
Stabilizimi aktiv elektromekanik i tronditjeve
Kështu nuk do të tronditeni më.
Dëshironi të merrni kthesat në mënyrë më sportive? Stabilizimi aktiv opsional elektromekanik i tronditjeve redukton lëkundjet anësore dhe tendencën për t'u anosur. Rezultati: karakteristika mahnitëse drejtimi dinamik.