Touareg i ri kombinon dimensionet e SUV me linjat e pastra, proporcionet dinamike
dhe elegancën plot stil.
I madh, i fuqishëm, sovran: Karakteri i fuqishëm i Touareg-ut duket fillimisht tek
pjesa ballore dominante. Grila vertikale bashkohet me fenerët, lamelat e kromuara
shtrihen nga qendra e logos Volkswagen deri mbi xhamat e fenerëve. Kofanoja e
zgjatur shtrihet me linja të pastra dhe jep një pamje sportive.
Pjesa e pasme bind po ashtu: Pjesët anësore të theksuara dhe fenerët e pasmë të gjerë vënë në dukje pamjen progresive. Shkrimi "Touareg" qëndron plot vetëbesim në mes të pjesës së pasme. Pamja e spikatur dhe dinamike plotësohet me spolerin e zi të shndritshëm në kabinë dhe me marmitën e madhe të kromuar.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.