Përdorni qendrën e kontrollit pa buton.

Innovision Cockpit

Për herë të parë në një Volkswagen, grupi i instrumenteve dixhitale të kontrollit, i ashtuquajturi Digital Cockpit, së bashku me ekranin e sistemit të info-argëtimit, vendosen prapa një paneli xhami të lakuar ("ekran i lakuar"): Innovision Cockpit i orientuar drejt shoferit. Mundësia e kontrollit nëpërmjet prekjes, zërit dhe gjesteve siguron lehtësinë maksimale të përdorimit, duke eliminuar nevojën për rrotullat mekanike, çelësat dhe butonat. Zona e madhe e ekranit përdoret për të shfaqur shumë funksione me grafikë tërheqës dhe me animime. Në pamjen kryesore mund të vendosni foton tuaj dhe funksionet e preferuara. Mund të zmadhoni disa pamje, gjë e cila nuk është e mundur me spidometrat apo ekranet tradicionalë.

Në mënyrë specifike, Innovision Cockpit konsiston në Digital Cockpit, sistemin e info-argëtimit "Discover Premium", ndërfaqen telefonike "Business" me funksionin e karikimit induktiv për smartfonin tuaj dhe 4 porta USB. I integruar është sistemi Car-Net me App-Connect, me anë të të cilit mund të transferoni aplikacionet e smartfonit në ekranin e madh me prekje. Tre sistemet kryesore të suportuar: MirrorLink®, Apple CarPlay™ dhe Android Auto™. Krahas kësaj, pasagjerët mund të konfigurojnë sistemin e info-argëtimit nëpërmjet tabletit apo smartfonit ndërsa ju drejtoni automjetin. Kështu, falë "Volkswagen Media Control", është e mundur të përcaktoni programin e muzikës nga sedilja e pasme, apo të kontrolloni sistemin e navigimit nga sedilja e pasagjerit para. Për karikimin e pajisjeve celulare dhe transmetimin e të dhënave, keni në dispozicion porta USB-je në pjesën e përparme dhe atë të pasme.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë
Start Video

Tani pranë partnerin tuaj të Volkswagen Touareg i ri.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team