Touareg siguron lirinë tuaj të veprimit. Kjo prek jo vetëm karakterin e tij të drejtimit, por edhe hapësirën e bollshme të tij. Në kroskotin e orientuar drejt shoferit mund të ndiqni rrugën dhe pasagjerët të shijojnë dritën, ajrin ose yjet, nëpërmjet tavanit panoramik opsional me rrëshqitje/xham deri në pjesën e pasme.
Hapësira në pjesën e bagazhit dhe heqja ose palosja e sediljes së pasme në raportin 40:20:40 e bën Touareg-un tuaj tejet fleksibël. Me anë të prekjes së një butoni, dera elektrike e bagazhit mund të hapet ose të mbyllet lehtësisht. Me paketën opsionale të menaxhimit të bagazhit, me binarë, rripa e shufra fiksuese, si dhe me një ndarje në seksione të dyshemesë, jeni gati për të gjitha ngarkesat, të mëdha apo të vogla.
Nëse nuk mjafton hapësira e bagazhit, ju vijnë në ndihmë shufrat paralele të kabinës. Përdoren për të lidhur mbi kabinë objekte voluminoze të tilla si biçikleta, skitë apo kajaku¹. Në ngjyrë të zezë apo argjendi të anodizuar, ky sistem vlen edhe pa ngarkesë, pasi thekson pamjen sportive të Touareg-ut tuaj.
Ju lutemi, siguroni gjithmonë si duhet ngarkesën tuaj.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.