Konfident. Nga fillimi.
T-Roc i ri është Crossover i parë Volkswagen që kombinon avantazhet e një SUV dhe shkathtësinë e një automjeti kompakt. Dizajni i tij tregon karakter: me cilësi të lartë, plot detaje dhe konfident. Me vëllimin e tij të ngarkimit deri në 1.290 litra, vërteton gjithashtu se dizajni kompakt e lehtësia për përdorim të përditshëm nuk janë kontradiktorë.
*Pajisjet & Dizajni *
Lini një përshtypje rrezatuese. Gjeni dizajnin ekspresiv, opsione të shumta personalizimi dhe një finiturë me cilësi të lartë deri në detajet më të vogla: T-Roc di të bëjë përshtypje.
Lyerja dyngjyrëshe
Tregoni që jeni ndryshe nga turma.
Sepse monotonia nuk ju shkon. Me lyerjen me dy ngjyra të T-Roc Design ju tregoni stilin tuaj. Për T-Roc Sport ngjyra e zeza dhe e kuqja flakë janë të disponueshëm si opsion.
Më shumë info
Karakteri
Tregoni se kush jeni.
Kërkoni një makinë me karakter të pavarur? Me T-Roc, mund të drejtoni një Crossover modern që bind me dizajnin e tij plot konfidencë.
Më shumë
Dritat
Kështu dëshironi të shiheni.
Ditën dhe natën: Koncepti i dritës tek T-Roc bind me dizajnin e pavarur me dritat e ditës të integruar në parakolp.
Më shumë info
T-Roc Sport
Bëni një demonstrim sportiv.
Impresiononi me T-Roc Sport. Është mahnitëse se si kaq shumë detaje sportive bëjnë që zemra e shoferit të rrahë më shpejt!
Më shumë info
T-Roc Design
Dizajn ekspresiv për jetën tuaj të përditshme.
Me T-Roc Design, keni një liri të madhe dizajni, si në karroceri ashtu edhe në ambientin e brendshëm. Për një T-Roc që pasqyron në mënyrë të përsosur personalitetin tuaj.
Më shumë info
Karakteristikat e T-Roc-ut të ri nga kënde të ndryshme.
Info-argëtimi.
Merrni më shumë nga çdo udhëtim. Shfrytëzoni kohën në T-Roc-un tuaj. Sistemi më i ri i info-argëtimit tek T-Roc ju mban të përditësuar, ju lejon të bisedoni pa duar në telefon ose të dëgjoni këngët tuaja të preferuara e të navigoni në destinacionin tuaj. Dhe nëse dëshironi, ai madje dëgjon fjalën tuaj falë kontrollit zanor.
Info-argëtimi
Shërbimi i telefonatës emergjente.
Jeni në duar të sigurta.
I mirë për këdo: Shërbimi opsional i telefonatës emergjente ju lejon të kontaktoni me qendrën e telefonatave emergjente të Volkswagen në çdo orë duke shtypur butonin e kuq SOS. Në rast aksidenti, me aktivizimin e jastëkëve të ajrit, telefonohet automatikisht ndihma.
Connectivity
Mos udhëtoni pa internet.
Interneti mund të jetë shumë i dobishëm edhe në T-Roc-un tuaj. Shërbimet opsionale online Car-Net “Guide & Inform”, Car-Net App-Connect dhe Car-Net “Security & Service” ofrojnë ndihmë të madhe në jetën e përditshme edhe në situata të jashtëzakonshme.
Active Info Display
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.
Analogu i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Pajisja inovative dhe bashkëkohore Active Info Display mund t'ju japë informacion përtej matësit të shpejtësisë dhe atij të karburantit.
Radioja dhe navigimi
Pra, vijoni rrugëtimin me argëtim të mirë.
Në T-Roc-un tuaj, përcaktoni ju se çfarë ndodh. Dy radio me altoparlantë të koordinuar, teknologji të lehtë përdorimi dhe shumë opsione lidhjesh janë në dispozicion. Ose mund të zgjidhni sistemin e navigimit “Discover Media”, i cili nuk lë për të dëshiruar. Pra, vijoni rrugëtimin me argëtim të mirë.
Sistemi i tingullit "beats"
Keni nevojë për bas?
Ndizeni! Streetgig-u juaj po ju pret! Sipas kërkesës suaj, një sistem nga specialistët e tingullit Beats Electronics ofron bas të vërtetë në T-Roc-un tuaj. Jo vetëm marka e kufjeve Beats by Dr.Dre e tregon se sa mirë dëgjohet tingulli.
Komforti - telefonia
Qëndroni në kontakt të mirë.
Me ndërfaqen telefonike opsionale "Comfort" me funksionin e karikimit induktiv, celulari juaj karikohet pa kabull. Falë lidhjes induktive të antenës, ka një cilësi zëri të klasit të parë. Kjo ju lejon të flisni mirë dhe lirshëm gjatë rrugës.
Sistemet e asistencës
Shmangni stresin e panevojshëm. Edhe nëse jeni mësuar të parkoni: T-Roc mund t'jua lehtësojë punën në shumë situata. Në rastet më të mira, sistemet e tij të asistencës ju ndihmojnë për të shmangur edhe aksidentet.
Ngarje e relaksuar
T-Roc jua mundëson këtë.
Me sistemet si "Lane Assist", që vjen si pajisje standarde, rregullatori opsional automatik i distancës, asistenti opsional i trafikut dhe sipas kërkesës, "Emergency Assist" do të jeni të kënaqur jo vetëm në situata kritike. Sepse ata e bëjnë ngarjen e automjetit më të rehatshme në jetën e përditshme.
Më shumë info
Front-Assist me funksionin e frenimit emergjent City.
Qëndroni të qetë në rrugë të ngarkuara.
Dëshironi ndonjëherë të kishit një asistent që ta monitoronte trafikun për ju? Falë sistemit standard të monitorimit të ambientit "Front Assist", duke përfshirë funksionin e frenimit emergjent City dhe sistemin e pikasjes së këmbësorëve, do të jeni më të lirshëm në rrugë.
Më shumë info
Park Assist dhe ndihma në parkim
Pushtoni rrugën. Dhe vendparkimin e lirë.
Parkimi mund të jetë një torturë. Kështu, sistemet opsionale të asistencës në parkim të T-Roc ju ndihmojnë të gjeni atë që doni dhe ta bëni procesin e parkimit shumë më të lehtë. .
Më shumë info
Sensori "Blind Spot" me asistent parkimi
Ja si ndihmon T-Roc për të ndryshuar korsinë dhe për parkim.
Sensori opsional "Blint Spot" me asistentin e parkimit ju paralajmëron gjatë udhëtimit, brenda kufijve të sistemit, për automjetet e ndodhur në këndin e verbër. Gjatë daljes mbrapsht nga parkimi, sensori monitoron zonat anash dhe prapa makinës tuaj.
Më shumë info
Komforti
I përshtatet stilit tuaj të jetesës. I konceptuar me komfort e hapësirë bujare, T-Roc ju ofron mjaft hapësirë për të jetuar personalitetin tuaj. Elementet progresivë të dizajnit kontribuojnë ashtu si opsionet e shumta të individualizimit.
Projektimi individual.
I individualizuar, ashtu si ju.
Pikërisht ashtu siç e dëshironi: Projektoni hapësirën e brendshme të T-Roc Design sipas ideve tuaja dhe i jepni atij një tipar personal me thekse ngjyrash.
Më shumë info
Kabina
Në kabinën e shoferit keni gjithçka nën kontroll.
Mirë se vini në kabinën e shoferit! Gjithçka është projektuar për ta bërë të kënaqshëm çdo udhëtim. Dhe me timonin multifunksional (në seri për T-Roc Design) kontrolloni shumë funksione pa pasur nevojë të hiqni duart nga timoni.
Më shumë info
Hapësira
Uluni sipër gjërave.
Kur nuk kënaqesh me të zakonshmen, shpesh kërkon lirinë. Mund ta keni! Përkundër dimensioneve kompakte, T-Roc ofron shumë hapësirë për pasagjerët dhe bagazhet. Pozicioni i ngritur këndshëm i sediljeve është një tjetër pikë plus.
Më shumë info
Komforti
Gjeni rehatinë tuaj!
Hipni dhe gjeni rehatinë tuaj. Në T-Roc do të gjeni sedilje të rehatshme të veshura me lëkurë të cilësisë së lartë me ngjyra të theksuara dhe një tavan panoramike që u hap sytë pasagjerëve tuaj.
Më shumë info
Teknologjia
Eficent e fleksibël sa dhe ju. Ju prisni performancë - sidomos nga automjeti juaj. Kjo është arsyeja pse T-Roc ka opsional 4MOTION për tërheqje të mirë në pothuajse çdo terren, një amortizim sportiv për manovrim të optimizuar dhe një sistem amortizimi adaptiv DCC.
Performanca
Sepse e çmoni përdorimin eficent të energjisë.
Me T-Roc, mërzia është shumë larg. Kjo tregohet po ashtu te gama e motorëve të fuqishëm. Këtu gjërat bëhen ambicioze edhe sa i përket ekonomisë.
Amortizimi
Përjetoni lidhjen më sportive mes makinës dhe karexhatës.
Amortizatorët sportivë dhe sistemi i drejtimit progresiv përmirësojnë dinamikën e ngarjes kur ju pëlqen të udhëtoni me stil sportiv.
4MOTION Active Control
Qëndroni sovranë, edhe me kushte të vështira rruge.
Eksploroni të rejat! Në kombinim me transmisionin opsional 4MOTION të T-Roc, 4MOTION ActiveControl vjen pranë jush dhe ofron parametrat e duhur për terrene të ndryshme. Përveç kësaj, në regjimin Onroad mund të përzgjidhni një nga pesë profilet e disponueshëm të ngarjes.