Tek T-Roc, mund të ndjeni cilësinë e lartë të materialeve dhe pajisjeve të zgjedhura me kujdes. Varianti T-Roc Design tashmë sediljet komfort para si ka si pajisje standard. Në T-Roc Sport, shoferi dhe pasagjeri para ulen në sediljet sportive komfort të cilat janë projektuar posaçërisht për mbështetje anësore të mirë. Për shpinën ka një mbështetëse lumbare që mund të përshtatet për relaksim maksimal.
Mbulesa e sediljes ju jep mundësinë të shprehni shijen tuaj. Lëkura opsionale "Vienna" që përhap sharmin e një Lounge plot stil shfaqet tejet sharmante.
Një tjetër vend i ndritshëm - në kuptimin e vërtetë të fjalës - është tavani panoramik opsional. Kjo lejon më shumë dritë në brendinë e automjetit,e kështu përjetoni një ndjesi unike të hapësirës së bollshme. Tavani përbëhet nga dy pjesë të mëdha xhami, pjesa e përparme e së cilës është e pajisur me funksion ngritjeje dhe rrëshqitjeje elektrike.Nëse dielli është shumë i fortë, tavani prej xhami mund të mbulohet plotësisht me një perde të errët me rolon me anë të shtypjes së një butoni.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.