Terreni mund të ndryshojë kënaqësinë tuaj të udhëtimit: Nëse zgjidhni një T-Roc me transmision 4MOTION, mund të aktivizoni regjimet e ecjes sipas kushteve të ndryshme të rrugës, falë 4MOTION Active Control. Mund të zgjidhni mes profileve Snow, Offroad dhe Offroad Individual. Sistemin mund ta komandoni lehtësisht nga një buton me funksionim rrotullues/shtypës. Në regjimin shtesë Onroad-Modus, për shembull, zgjidhni regjimin ekonomik Eco-Modus ose regjimin dinamik Sport-Modus.
4MOTION Active Control bashkëpunon me sistemet e tjera ndihmëse, si sistemi ndihmës i nisjes në pjerrësi, sistemi ndihmës i zbritjes në pjerrësi, programi elektronik i stabilizimit dhe bllokuesi elektronik i diferencialit. Në varësi të profilit të zgjedhur ndryshojnë edhe karakteristikat e ecjes, të tilla si sistemi gradues i pedalit të gazit, ndërrimi i marshit, frenimi i motorit dhe sistemi ndihmës i nisjes. Rezultati: një përvojë e rehatshme në dëborë dhe në rrugë të pashtruara.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.