Kur teknologjia nuk përparon, por funksionon.
Golf R është më i fuqishëm se kurrë dhe tregon se sa shpejt po përparon teknologjia: Me fuqi 221 kW (300 kf) dhe moment force 400 Nm me kutinë duale të shpejtësisë DSG, kombinon pasionin e mirëfilltë të motorsportit me detaje të pajisjeve sportive e performancës bindëse.
Performancë.
Nga pista e garës direkt në rrugë: Falë transmisionit permanent me të gjitha rrotat aktive 4MOTION si dhe motorin e fuqishëm TSI me teknologjinë Turbocharger dhe injektim direkt, do të përjetoni një përvojë ngarjeje mahnitëse. Me kutinë duale të shpejtësisë DSG, me 7 marshe, Golf R përshpejton me efikasitet dhe pa humbje të fuqisë tërheqëse.
Motori I zhvilluar si për motorsport. Golf R.
Me një fuqi 221 kW (300 kf), një moment force më të madh dhe vlera të jashtëzakonshme të përshpejtimit, Golf R e shpalos me vetëbesim fuqinë e tij në rrugë.
4MOTION Mos e humbni tërheqjen.
Dëshironi të bëni progres në terren të lagësht dhe me gunga me tërheqje të mirë? Në sajë të sistemit standard me të gjitha rrotat aktive 4MOTION, kjo është e mundur pothuajse kudo.
Sistemi i amortizimit adaptiv DCC Amortizimi juaj, siç e dëshironi.
I qetë apo i shpejtë - falë opsioneve të rregullatorit adaptiv të amortizimit DCC opsional, mund të konfiguroni amortizimin sipas stilit tuaj individual të ecjes dhe sipërfaqes së rrugës.
Sport HMI Mbani një sy tek vlerat e performancës.
Sa fuqi çliron ky motor? Çfarë presioni shtytjeje ka? Tashmë, mund të mbani gjithmonë një sy tek teknologjia. Sport Human Machine Interface (HMI) ju informon për performancën e Golf R-së tuaj.
Launch Control I optimizuar për pista garash të shkurtra dhe të gjata.
Rruga është shtëpia e tij: Këtu Golf R bëhet plotësisht elementi i vet. Sidoqoftë, ndihet më mirë në pistën e garave.
Marmitë titani R-Performance Jo vetëm duket i fortë, por edhe dëgjohet i tillë.
Marmita opsionale prej titani e R-Performance është zhvilluar në bashkëpunim me Akrapovic.
Paketa Performancë Më konciz, më i pakompromis, më i vendosur.
Rruga është shtëpia e tij: Këtu Golf R bëhet plotësisht elementi i vet. Sidoqoftë, ndihet më mirë në pistën e garave.
Dizajni.
Golf R-ja juaj karakterizohet nga një pajisje e cilësisë së lartë me pamje motorsport dhe gjuhë të qartë dizajni me karakteristika specifike R. Gjithashtu, mund të zgjidhni mes versioneve të ndryshme për detaje të shumta.
Linja ideale. Edhe në dizajn.
Një Golf R nga fillimi në fund: Fenerët që ofrojnë drita dinamike në kthesa dhe parakolpët sportivë i japin automjetit një karakter spikatës dhe të fuqishëm.
Çdo revolucion është plot dinamizëm.
Disqet e aliazhit të Golf R do t'ju kënaqin me pamjen e tyre dinamike, në ndalesë dhe në lëvizje. Ato nxjerrin në pah sportivitetin e automjetit.
Sistemete asistencës
Sistemet inteligjente të asistencës së drejtuesit mund të përmirësojnë drejtimin e rehatshëm të automjetit dhe ju ndihmojnë të menaxhoni shumë mirë situatat kritike apo t’i shmangni ato plotësisht.
Sistemet e asistencës
Front Assist dhe ACC
Qëndroni të sigurt në rrugë të ngarkuara.
Me rregullatorin opsional automatik të distancës ACC do të jeni më të qetë në rrugë. Sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist", që përmban funksionin e frenimit emergjent City dhe pikasjen e këmbësorëve, është standard për serinë Comfortline.
Asistenti në trafik dhe Emergency Assist
Merr kontrollin e mjetit, kur është më e mira.
Asistenti opsional i trafikut ju ndihmon në trafikun nervozues ec-e-ndalo dhe mund t'ju ndihmojë në këtë mënyrë për të shmangur aksidentet tipike të trafikut. Sistemi opsional “Emergency Assist” mund të pikasë nëse drejtuesi nuk është i aftë për të drejtuar automjetin dhe merr përsipër kontrollin e pjesshëm të tij.
Sensori Blind Spot
Kështu Golf R-ja juaj ju ndihmon gjatë ndryshimit të korsisë dhe gjatë daljes nga parkimi.
Sensori opsional "Blint Spot" me asistentin e parkimit ju paralajmëron gjatë udhëtimit, brenda kufijve të sistemit, përpara se automjeti të jetë në këndin e verbër. Gjatë daljes mbrapsht nga parkimi, sensori monitoron zonat anash dhe prapa makinës tuaj.
Info-argëtimi.
Sistemet e info-argëtimit në Golf R plotësojnë standardet e larta - ndër të tjerash, me një ekran standard me prekje dhe komandim opsional me gjeste.
Karakteristikat e info-argëtimit
Navigimi
Kështu do të argëtoheni mirë deri në destinacionin tuaj.
Dy sisteme opsionale të navigimit ofrojnë një mori funksionesh inovative dhe praktikisht nuk lënë gjë për të dëshiruar. Në këtë mënyrë do të shijoni argëtimin e klasit të parë dhe do të qëndroni mirë në rrugë.
Active Info Display
Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.
Takometri i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë.
Instrumenti inovativ Active Info Display mund t’ju japë informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.
Telefonia
Ju lehtëson komunikimin.
Flisni në telefon. Por, ju lutemi, mbajini të dyja duart në timon. Golfi i ri ju ofron dy ndërfaqe telefonike të rehatshme, pas kërkesës suaj.