Menu
Mbyll menunë

Tiguani i ri

 

Rimenduar në mënyrë pasionante

Më i fuqishëm, më komod dhe më i lidhur se kurrë më parë me internetin  Tiguani i ri e tregon se nga çfarë është prodhuar. Teknologjia inteligjente i jep atij aftësi të jashtëzakonshme. Si një SUV dinamik, ai ripërcakton mundësitë që ka.

Tiguan i ri ka shumë karakteristika. Ja tre me një shikim të shpejtë:

Fenerët IQ.LIGHT me matricë LED me drita dite LED, drita kthese dhe drita pulsuese dinamike  (opsionale)

Mjaft largpamës:;Drita inteligjente.

Më shumë Design-Highlights

Tiguani eHybrid i ri

 Tiguani eHybrid i ri është një hap drejt së ardhmes.

Më shumë

Travel Assist (opsional)

 Drejtimi i ri!

Më shumë për sistemet e asistencës

Design

Eksterieri

Përtej të jashtëzakonshmes

 Tiguani i ri tregon se çfarë do të thotë të vazhdosh të rigjenerosh veten. Kjo lidhet edhe me dizajnin e tij progresiv. Nga proporcionet e fuqishme tek pjesa ballore dinamike me linjat e saj precize deri tek pjesët anësore të theksuara, silueta ekspresive bie në sy për pikat e forta të saj: Fuqia inovative, sovraniteti dhe funksionaliteti pa kompromis.

Tiguan R-Line Black Style

Kaq shumë stil. Kaq shumë kënaqësi.

Ndjesia e veçantë e stilit shkruhet gjithkund në pamjen ballore të  Tiguanit R-Line të ri me paketën R-Line "Black Style": Maskarinoja me logon elegante R-Line paraqitet me dy ngjyra: Ndërkohë që shiritat e jashtme mbahen prej kromi, dy shiritat e brendshëm janë zbukuruar me ngjyrë të zezë me shkëlqim. Të zinj janë gjithashtu edhe kapakët e pasqyrave dhe shiritat e dritareve, si dhe xhami i pasmë me xhamat anësorë mbrapa të errësuar 90 % janë provë e klasit, pa demonstruar shumë. Kjo sigurohet me dekoret trapezoidale me ngjyrë të zezë me shkëlqim dhe disqet prej aliazhi 19 inçe "Valencia"¹⁾ me ngjyrë të zezë. Në mënyrë opsionale, mund të zgjidhni mes disqeve 20 inç prej aliazhi "Suzuka"¹⁾ me ngjyrë të zezë ose "Misano"¹⁾ me ngjyrë të zezë me sipërfaqe të shndritshme. Në këtë mënyrë arrihet një paraqitje ekspresive.

Interieri

Inovativ brenda

Ambienti spacioz i brendshëm tek  Tiguani  i ri është një vend për mendjet e mëdha. Pasi falë kontrolleve intuitive të kroskotit Cockpit të orientuar drejt shoferit, tani mund të përqendroheni plotësisht tek thelbësoret. Kjo sigurohet, për shembull, nga timoni multifunksional me veshje lëkure. Ose Digital Cockpit Pro me ekran TFT me ngjyra, me madhësi 26 cm (10,25 inç), që është i disponueshëm si pajisje standard për  Tiguan Elegance dhe Tiguan R-Line. Nga linja e pajisjeve Life, ju dhe pasagjeri juaj para do të uleni në sedilje tejet të rehatshme. Dhe gjithashtu, ndriçimi i brendshëm LED përpara dhe mbrapa si dhe ndriçimi i ambientit* krijojnë një atmosferë mirëqenieje të nivelit të lartë.

*Pajisje standard për Tiguan Elegance dhe Tiguan  R-Line; për Tiguan Life e disponueshme me porosi.

Dizajni i dritës

Mjaft largpamës: Drita inteligjente

 Tiguani ndriçon me shkëlqim të plotë. Kjo sigurohet edhe nga dritat e pasme LED dhe fenerët opsionalë IQ.LIGHT me matrice LED. Tek  Tiguan Elegance dhe tek  Tiguan R-Line ato janë të pajisura edhe me drita kthese dhe plotësohen në paketë me dritat e reja të pasme dhe me asistentin dinamik të dritave të gjata: Në varësi të situatës së ngarjes, ndizen dhe fiken në mënyrë specifike segmente individuale LED për shpërndarjen e dritës. Kjo mundëson udhëtim të relaksuara me makinë jo vetëm për ju, por edhe për gjithkënd që udhëton përpara jush ose që vjen pas jush. Po ashtu spektakolare: drita dinamike pulsuese që tregon drejtimin me anë të lëvizjes së dritës.

Ndriçimi i ambientit

Drita e humorit: Sepse çdo ditë është e ndryshme

Nga tani, do të shihni  Tiguanin tuaj në një dritë të re çdo ditë. Për këtë, ndriçoni butësisht ambientin e brendshëm me 30 ngjyra. Me klimë ngjyrash të ftohta apo të ngrohta, në metropolin e ndriçuar apo gjatë natës, në rrugët e errëta rurale: Sipas rastit, mund të krijoni një atmosferë të ndryshme, të përshtatshme për veten dhe bashkudhëtarët tuaj. Ndriçimi i ambientit është i disponueshëm si standard tek  Tiguan Elegance dhe Tiguan R-Line dhe si pajisje opsionale tek  Tiguan Life.

Rrotat

Duket bukur për ju me: Gama e rrotave të Tiguan

Se me cilin kombinim gomash-disqesh duket më mirë  Tiguani  juaj, kjo varet krejtësisht nga shija juaj. Për shembull, si ju duken disqet opsionale 20 inç "Misano"¹⁾ prej aliazhi për  Tiguanin R-Line dhe  Tiguanin R-Line "Black Style"? Jemi të sigurt që do të bëni zgjedhjen e duhur.

Më shumë

Variante pajisjesh

Sisteme asistence

Travel Assist

Drejtimi i ri

 Tiguani i ri sjell në rrugë teknologjitë që ju çojnë të relaksuar në destinacion. Kjo përfshin gjithashtu asistentin opsional të drejtimit "Travel Assist". Me shtypjen e butonit, siguron komoditet ngarjeje²⁾⁾,³⁾ të një niveli të lartë, duke ju mbështetur në situata monotone dhe të lodhshme drejtimi:

  • Sidomos në autostradë dhe rrugët rurale të mirëmbajtura, "Travel Assist" mund të ruajë korsinë dhe shpejtësinë për ju, duke marrë parasysh distancën me automjetet përpara.
  • Në kombinim me kutinë duale të shpejtësisë DSG, mund të drejtoni të relaksuar automjetin në bllokime trafiku dhe në trafikun Stop-and-go.
Emergency Assist

Vepron nëse ju nuk veproni

Sipas kërkesës, i disponueshëm është edhe "Emergency Assist"* që ndërhyn në rast urgjence mjekësore sapo konstatohet se nuk ka aktivitet nga ana e shoferit dhe tentohet riaktivizimi i tij. ²⁾ Nëse nuk arrihet përmendja e shoferit, sistemi ndalon automjetin në mënyrë të kontrolluar, brenda limiteve të tij, dhe mund të parandalojë kështu një aksident, nëse është e nevojshme.

* i disponueshëm në kombinim me sistemin opsional "Travel Assist"

Front Assist

Udhëto në mënyrën më parashikuese se kurrë më parë

Falë asistentëve të frenimit emergjent "Front Assist" me pikasje të këmbësorëve,  Tiguani  juaj mund të ndihmojë për zbutjen e shkallës së përplasjes së papritur ose, në raste ideale, ta shmangë aksidentin.²⁾ Ai mund të pikasë këmbësorët dhe automjetet në rrugë dhe të njoftojë shoferin në kohë kur pikas këmbësorë dhe automjete. Në rast mungese të përgjigjes, sistemi nis një frenim emergjent.²⁾

Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerëve

Kështu, mund të mbroheni nga të gjitha anët

Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerit ju mban të sigurt, brenda kufijve të sistemit, në situata kritike, siç janë përplasjet e mundshme. Mund të pikasë një situatë me rrezik të lartë aksidenti. Më pas, si masë paraprake, mbyll automatikisht xhamat anësorë dhe tavanin panoramik prej xhami/me rrëshqitje dhe shtrëngon rripat e sigurisë të sediljeve të përparme. Është mirë ta dini se ndodh. Por më mirë të mos e përjetoni kurrë vetë.

Krijoni vetë një imazh nga Tiguani i ri

Radioja dhe navigatori

Navigimi

Shfaq cilin drejtim të marr

Tingulli në vesh. Rruga para syve. Me dy sistemet tona opsionale të navigimit, qëndroni në rrugë dhe arrini në destinacion të mirë argëtuar.

Më shumë

Sistemi i zërit

Nuk keni dëgjuar muzikë të tillë më parë

Sistemi i ri opsional i zërit "Harman Kardon" mahnit nga tingulli i sofistikuar dhe dizajni i rafinuar dhe elegant. Projektuar për adhuruesit e akustikës që jo vetëm duan të dëgjojnë muzikë gjatë ecjes, por edhe ta festojnë atë. Ngritje e zbritje ta balancuara të zërit si dhe base precize ju presin. "Harman Kardon" lëshon tingull të paimagjinuar në  Tiguanin tuaj.

Më shumë për Tiguanin e ri:

Zbuloni karakteristikat dhe pajisjet e tjera të Tiguanit.

Karakteristika të tjera

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team