Tiguan eHybrid i ri

Elektrifikimi:  Tiguan eHybrid i ri është një hap drejt së ardhmes. Plug- in-Hybrid me motor elektrik dhe benzine TSI mundëson udhëtime tepër efiçente. Dëshironi të shkoni në qytet apo në kamping,  Tiguani eHybrid do t'ju çojë aty. Si dhe ka një modalitet ecjeje të përshtatur thuajse çdo nevoje, lehtësisht i arritshëm nëpërmjet përzgjedhjes së profilit të udhëtimit.

  • Kur bateria është e karikuar në mënyrë të mjaftueshme,  Tiguan eHybrid ndizet automatikisht vetëm me motorin elektrik në funksionim. Bateria ju lejon të ecni deri 50 km vetëm me energji elektrike - sipas procedurës së re  WLTP.
  • Nëse aktivizoni modalitetin Hybrid,  Tiguan merr përsipër të konfigurojë të dy motorët në mënyrë optimale për të mundësuar ecje në mënyrë tepër efiçente në distanca të gjata.
  • Në modalitetin GTE, kombinoni motorin me djegie me motorin elektrik për të prodhuar një fuqi sistemi prej 180 kW (245 kf). Kjo ju mundëson të përfitoni plotësisht nga rezerva e energjisë së motorit hibrid dhe të vlerësoni vijimin e udhëtimit me një buzëqeshje të madhe.

 

Menaxhimi i karikimit
Karikimi i plotë nuk kërkon domosdoshmërisht shumë kohë 

 

Karikimi i  Tiguan eHybrid tuaj është i lehtë: Lidhni kabullin e karikimit me një prizë elektrike në shtëpi ose në një stacion publik karikimi. Në shtëpi, bateria me jone litiumi me kapacitet karikimi prej 2,3 kW karikohet plotësisht pas afro 5 orësh. Dhe nëse përdorni stacion karikimi publik ose wallbox të ofruar si pajisje opsionale, bateria me fuqi karikimi prej 3,6 kW është sërish plot pas 3 orësh e 40 minutash.

Vlera reale e autonomisë plotësisht elektrike e  WLTP mund të variojë sipas pajisjeve. Në praktikë, autonomia reale plotësisht elektrike ndryshon në varësi të stilit të ecjes, shpejtësisë, përdorimit të pajisjeve të komfortit/pajisjeve shtesë, temperaturës së jashtme, numrit të pasagjerëve/peshës dhe topografisë. 

Automjetet e paraqitura në këtë ilustrim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese dhe të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e tekstit, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë
Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team