Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Më shumë cilësi jete në sajë të komfortit të lartë. Passat i ri.

Më shumë cilësi jete në sajë të komfortit të lartë.

Jeni person i ngarkuar që jeni shpesh në udhëtime pune apo menaxhoni privatisht jetën familjare të përditshme? Atëherë një automjet i besueshëm është i rëndësishëm për ju. Passat-i i ri është shumë më tepër se kaq: Sepse detyra e tij është t'jua lehtësojë punën. Falë funksioneve intuitive të tij, çdo udhëtim kthehet në përvojë komforti e një niveli të lartë.  

Eksterieri Elegancë dhe dinamizëm në një pikë.

Një kombinim i suksesshëm i sportivitetit dhe linjave harmonike: Dizajni dinamik me nënshkrimin ekspresiv drite i jep Passat-it të ri një pamje konfidente dhe të sigurt.

Interieri Koncepti i hapësirës i zhvilluar më tej.

Ambienti i brendshëm jo vetëm që ofron një nivel të lartë komforti, por edhe një ndjesi të këndshme hapësire. Ndër pikat kryesore janë sediljet me cilësi të lartë dhe dekori.

Ndriçimi i ambientit Vendosni thekse individuale drite.

Ndriçimi opsional i ambientit me intensitet të konfigurueshëm ofron një ndjesi hapësire impresive dhe unike.

Variante pajisjesh

Komforti

Passat i impresionon në shumë mënyra me funksione të rehatshme që kontribuojnë për mirëqenien tuaj në distanca të gjata dhe të shkurtra.

Digital Cockpit

Rezolucion i lartë dhe interaktiv.

Analogu i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni instrumentet rrethore me ekran me rezolucion të lartë. Inovativi Digital Cockpit ju jep informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe matjes së karburantit.

Më shumë

Easy Open. Hapni bagazhin lehtësisht.

Përfytyroni që relaksimi juaj të fillojë para se të niseni. Me pajisjen opsionale "Easy Open" mund të hapni derën e bagazhit me vetëm një lëvizje të vogël.

Më shumë

IQ.DRIVE

Tek Volkswagen, IQ.DRIVE nënkupton të gjitha sistemet inteligjente të ndihmës për drejtuesin. Për të gjitha, atë që kemi sot, atë që zhvillojmë për nesër dhe atë që kërkojmë për të ardhmen. Gjithashtu, IQ.DRIVE është sinonimi i ideve inovatore dhe fokusit të qartë: Komforti dhe siguria juaj.

Karakteristikat IQ.DRIVE

Travel Assist

Mbrapa tek përmbledhja

Shijoni komfortin në shtypjen e një butoni.

Përfytyroni që një pjesë e drejtimit të automjetit të bëhet nga sistemet e asistencës të Passat-it tuaj. Për ju, kjo do të thotë se me sistemin e asistencës së drejtimit “Travel Assit” tashmë mund të ngisni automjetin më të qetë e më të relaksuar.

Parkimi.

Mbrapa tek përmbledhja

Parkimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë.

Parkimi nga vetë ju i përket të djeshmes. Me ndihmën e parkimit që vjen si pajisje standarde për linjën Business, dhe me kërkesën tuaj, asistentët e parkimit "Park Assist" kurseni shumë përpjekje gjatë parkimit dhe manovrimit1 si dhe ruani kontrollin e automjetit në çdo kohë.

Përforcues elektromekanik i frenave

Mbrapa tek përmbledhja

Optimizuar për distanca të shkurtra frenimi.

Me përforcuesin elektromekanik të frenave që vjen si pajisje standarde dhe në kombinim me sistemin e monitorimit të ambientit "Front Assist", me njohjen e këmbësorëve distanca e frenimit të Passat-it tuaj mund të shkurtohet.1 Për shembull, rreziku i aksidenteve me këmbësorë mund të zvogëlohet.

Front Assist

Mbrapa tek përmbledhja

Mund të pikasë rreziqet përpara se të shfaqen.

Sistemi mund të pikasë këmbësorët në rrugë dhe t'ju paralajmërojë në kohën e duhur. Nëse nuk reagoni, mund të frenojë automatikisht dhe, në mënyrë ideale dhe brenda kufijve të sistemit, të parandalojë aksidentet me këmbësorë.

Sistemi­ i mbrojtje proaktive të pasagjerëve

Mbrapa tek përmbledhja

Ju mbron nga të gjitha anët.

Sistemi proaktiv i mbrojtjes së pasagjerit ju lejon, brenda kufijve të sistemit, në situata kritike, siç janë përplasjet e mundshme.

Info-argëtimi

Në Passat-in tuaj të ri, ju dhe pasagjerët tuaj jeni të mirë argëtuar dhe të lidhur me internetin. Shijoni tingujt e jashtëzakonshëm, navigimin intuitiv dhe komfortin e një asistenti zanor që dëgjon komandën tuaj.

Qasje pa ndërprerje në shërbimet Streaming.

Media-Streaming

Kur udhëtoni me Passat-in tuaj nuk keni pse të shkëputeni nga shërbimet tuaja të preferuara: Sistemi i info-argëtimit të Passat-it ju jep qasje në shërbimet e përzgjedhura streaming si Apple Music.

Më shumë

Në pritje të komandës tuaj: Kontrolli zanor.

Bisedoni me kontrollin zanor pa pasur nevojë të hiqni sytë nga rruga. Dëshironi të përzgjidhni muzikën tuaj të preferuar apo të përcaktoni itinerarin tuaj? - kontrolli zanor është gjithmonë në ndihmën tuaj.

Më shumë

Radio "Composition". Lëreni veten të argëtohet.

Në Passat-in tuaj programin e drejtoni ju: Me radion që vjen si pajisje standarde "Composition" nuk ka asnjë shans për mërzitje.

Më shumë

Kështu, qëndroni me argëtim të mirë në rrugën e duhur.

Navigimi.

Sistemi opsional i navigimit "Discover Pro" ju ndihmon të arrini lehtësisht në destinacionin tuaj. Ai mahnit me info-argëtimin e gjithanshëm dhe karakteristikat e komfortit të veçantë, si Streaming &Paketa Internet apo We Connect Plus2.

Më shumë

Lidhuni me botën.

Në Passat jeni online. Ashtu si jeni mësuar në jetën tuaj të përditshme - gjithmonë dhe kudo, me miqtë, familjen dhe ortakët e biznesit. Një kartë eSIM e instaluar në mënyrë të përhershme ju jep akses direkt tek suportet dhe shërbimet celulare online me anë të We Connect. I lehtë dhe standard. Kështu, qëndroni të informuar dhe të argëtuar në lëvizje.

We Connect Plus

We Connect Plus. Konektiviteti në një nivel më lart.

E gjithë bota e shërbimeve dixhitale të Volkswagen çon konektivitetin një nivel të ri:  "We Connect Plus"2 ofron funksione inteligjente shtesë nga navigimi inteligjent me informacione në kohë reale dhe media-streaming e Webradio tek përdorimi i smartfonit si telekomandë për informacionet praktike të automjetit - për akoma më shumë komoditet dhe argëtim.

Çelësi celular

Çelësi celular. Ndani Passat-in tuaj me të tjerët.

Praktik dhe i zgjuar: Sipas dëshirës, mund të hapni e ndizni Passat-in tuaj në mënyrë të rehatshme duke përdorur smartfonin³ tuaj si çelës. Gjithashtu mund të dërgoni çelësa celularë për miqtë dhe anëtarët e familjes, për t'ua bërë më të lehtë përdorimin e automjetit tuaj.

Më shumë

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team