Passat-i i ri kombinon funksionalitetin e vazhdueshëm me linja sportive në një pamje elegante. Me siluetën e tij fluide dhe linjat e theksuara, u përgjigjet edhe kërkesave më të larta. Grila spikatëse e radiatorit dhe figurat e dritë së fenerëve do të tërheqin menjëherë vëmendjen tuaj.
Do të mirëpriteni nga një pamje ekspresive dhe punime të një cilësie të lartë. Parakolpët dhe prapakolpët, fenerët LED ose fenerët opsionalë me matrica LED dhe dritat e pasme LED të ridizenjuar do t'ju bindin me dizajnin modern.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.