Në pritje të komandës tuaj: Kontrolli zanor.

Kontrolli zanor.

Kontrolli intuitiv zanor ju lejon të kontrolloni një mori funksionesh të automjetit tuaj në mënyrë të rehatshme dhe praktike me zërin tuaj. Thjesht hyni në dialog të natyrshëm, pa pasur nevojë të mësoni komanda të caktuara dhe pa pauza apo përsëritje të bezdisshme. Kështu, nga tani mund të përqendroheni plotësisht tek rruga dhe të shijoni udhëtimet tuaja me automjet. 

Do të habiteni se sa mirë ju kupton Volkswagen-i juaj dhe kontrollon radion e programin tuaj të muzikës, lexon mesazhet me tekst ose ju lidh shpejt dhe besueshmërisht me kontaktet tuaj telefonikë. Në kombinim me We Connect Plus1  komanda juaj zanore kthehet në komandë zanore online dhe ju ofron, përveç një njohjeje më të mirë të gjuhës natyrore, për shembull, kërkimin në internet për vendeve të interesit, navigimin me kapje intuitive të destinacionit apo thjesht diktim të SMS-ve apo email-eve. Në varësi të modelit të makinës dhe pajisjeve, shumë funksione të tjera të automjetit dhe shërbime online mund të kontrollohen lehtësisht përmes zërit.

Për përdorimin e shërbimeve We Connect, klientit i duhet një llogari përdoruesi tek Volkswagen ID dhe të regjistrohet tek We Connect me emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Gjithashtu, duhet të lidhet online një kontratë e veçantë We Connect ose We Connect Plus me Volkswagen AG. Klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit për të regjistruar automjetin pranë Volkswagen AG për We Connect Plus, dhe të përdorë falas shërbimet për të gjithë kohëzgjatjen e rënë dakord.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Më shumë cilësi jete në sajë të komfortit të lartë. Passat i ri.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team