Kështu, qëndroni me argëtim të mirë në rrugën e duhur.

Radioja dhe navigimi

Jeni gati për koncertin e dëshiruar? Dy radio dhe një sistem navigimi, të gjitha të klasit të parë, janë në program. 

Radioja standarde "Composition Colour" ka një ekran me ngjyra, me prekje, me madhësi 16,5 cm (6,5 inç), me të cilën mund të luani muzikë edhe në formatet MP3 e WMA. Lexon karta SD, kap stacione radioje FM dhe përmban gjashtë altoparlantë. Përveç kësaj, ka ndërfaqe Bluetooth dhe portë USB (tipi C)  si shtesë të radios.

Radioja opsionale "Composition Media" (pajisje në seri për linjën Sport), përfshin të gjitha funksionet e mundësitë e lidhjes ashtu si modeli i mësipërm, plus një lexues CD-sh, një portë USB-je(tipi A)  dhe një lidhje Bluetooth për telefonat celularë. Gjithashtu është shumë i rehatshëm për t'u përdorur me një ekran me prekje, me ngjyra, 20,3 cm (8 inç).

Sistemi opsional i navigimit "Discover Media" është i pajisur edhe me ekran me ngjyra, me prekje 20,3 cm (8 inç). Gjithashtu ka gjashtë altoparlantë, një radio FM, një lexues CD-sh që luan muzikë në formatet MP3, AAC dhe WMA, një port për kartë SD, një portë USB (tipi A)   si dhe një ndërfaqe telefonike nëpërmjet Bluetooth-it.

Të gjitha këto sisteme janë të pajisura edhe me një antenë Diversity, e cila kontribuon për kapje të mira valësh edhe në kushte të vështira. Për "Composition Media" mund të përdoren edhe avantazhet e kapjes së valëve dixhitale DAB+.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menü schließen

Konfident. Nga fillimi. T-Roc i ri.

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team