Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

21.12.2021 Nëntë drerë për një ID.3

Kohët po ndryshojnë. Edhe babagjyshi i vitit të ri gjithashtu. Këtë fundvit ai i la drerët të pushojnë. Në vend të tyre sliten e ka tërhequr anembanë botës një makinë elektrike. Që prej datës 18 dhjetor tashmë në stadiumin Air Albania është parkuar slita e babagjyshit prirë nga një Volkswagen ID.3.

Kohët po ndryshojnë. Edhe babagjyshi i vitit të ri gjithashtu. Këtë fundvit ai i la drerët të pushojnë. Në vend të tyre sliten e ka tërhequr anembanë botës një makinë elektrike. Që prej datës 18 dhjetor tashmë në stadiumin Air Albania është parkuar slita e babagjyshit prirë nga një Volkswagen ID.3.

 

Këto festa vijnë më të gëzuara se kurrë pasi përmes dhuratës së teknologjisë më të re të inkorporuar ne ID.3 elektrike, jeta jonë do të bëhet më e thjeshtë. Kjo është një iniciativë e ndërmarrë me një mesazh të fortë në këtë prag të ndërimit të viteve, për t'ju theksuar rëndësinë e të jetuarit në një ambient të pastër dhe sa më të shëndetshëm.

 

Viti 2022 pritet te jetë viti i vrullit të epokës elektrike edhe në Shqipëri. ID.3 u zbulua për herë të parë në 9 shtator 2019 në Motor Show në Frankfurt, nën logon dhe markën e Volkswagen dhe që tashmë prej disa kohësh është prezent edhe në showroom-in e Volkswagen ne Tiranë. Pavarësisht kohës së shkurtër te ekspozimit janë shitur një numër surprizë makinash elektrike, dhe fluksi i prenotimeve vazhdon duke treguar që edhe në Shqipëri vala elektrike ka nisur te sjellë ndryshimin.

 

Modeli ID.3 ju sjell një lidhje me automjetin tuaj si kurrë më parë. Ai ju njeh kur i afroheni me çelësin dhe sistemin opsional "Keyless Advanced". Fenerët opsionalë elegant Matrix LED ndizen për një kohë të shkurtër sikur po ju shkelin syrin, duke e bërë ID.3 të duket pothuajse njerëzore. Nëse do të futeni brenda saj drita do t'ju bëjë të ndiheni të mirëpritur menjëherë dhe tepër komodë. Ndërsa kur të largoheni nga ID.3, drita do t'ju thotë lamtumirë me një sinjal të sajin duke ju bërë kështu t'ja ndjeni mungesën.

 

Nëse keni vendosur që me të vërtetë të bëni një ndryshim për vitin e ri 2022 dhe kjo sigurisht të jetë në ndihmë të natyrës dhe mjedisit atëherë zgjidhja juaj është padyshim Volkswagen ID.3. Një makina e cila nuk ndot ambientin por është dhe tepër ekonomike.

 

Të gjithë ne mund të japim një kontribut në të mirë të planetit tonë! Kontribo dhe ti, për një të ardhme më të mirë për gjeneratat e ardhshme.

 

Festa të mbara ju uron babagjyshi nga Volkswageni ID.3!

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team