Ndërfaqja e telefonisë celulare "Comfort"

Qëndroni në kontakt të mirë.

Ndërfaqja opsionale e telefonisë celulare "Comfort" mundëson biseda të qeta telefonike gjatë ngarjes së automjetit. Veçanërisht praktik: Rafti i integruar me funksionin e karikimit induktiv dhe lidhje induktive me antenën e jashtme siguron funksionim me interferenca tepër të ulëta gjatë komunikimit pa duar. Mund të komandohet lehtësisht përmes timonit multifunksional ose ekranit me prekje të radios. Është gjithashtu i pajisur me një portë USB shtesë për pajisjet e jashtme.

Karikimi induktiv.

Keni gjithmonë një kabull karikimi në dorë kur smartfonit tuaj i bie bateria? Tek T-Cross i ri nuk keni më nevojë të shqetësoheni për kabllot. Thjesht vendosni celularin tuaj në raftin e përparmë ku karikohet në mënyrë induktive. Kërkesa është që ai të jetë kompatibël me Qi-Standard. Karikimi induktiv përfshihet me ndërfaqen opsionale të telefonisë celulare "Comfort", por mund të porositet edhe më vete.

Për të gjithë ata që vlerësojnë gjërat e vogla në jetë.

Me dy porta USB në pjesën e pasme të konsolës qendrore, që vjen si pajisje standard tek linja Life, pasagjerët mbrapa mund të karikojnë njëkohësisht MP3-Player, kamerat dixhital apo celularët e tyre. Sepse, sikurse dihet, gjithmonë na bie bateria kur na duhen më shumë.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë
Start Video
Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team