Theksoni karakterin atletik të Polos tuaj.

Paketa R-Line "Exterieur + Interieur”

Format e spikatura dhe dizajni dinamik me paketën opsionale R-Line "Exterieur + Interieur" i përforconi karakteristikat e Polos tuaj. Grila e radiatorit dhe prurëset e ajrit me ngjyrë të zezë me sipërfaqe të ashpër, si dhe zgjerimi i pragjeve të zinj, i japin një pamje mbresëlënëse. Prurëset e ajrit dhe parakolpi me nënshkrimin C në dizajnin R-Line integrohet në mënyrë të përkryer në pamjen sportive. Gjithashtu befasues: Shiritat e dizajnit mbi panelet anësore dhe grila e radiatorit me logon R-Line. Në kontrast me to, difuzori sportiv me shiritat e kromuar dhe spoileri i pasmë me ngjyrë të zezë me shkëlqim janë plotësisht të pavarur. Dhe me disqet opsionale prej aliazhi 16 inç "Sebring" dhe 17 inç "Bonneville" Poloja juaj bën një figurë të shkëlqyer.

Detajet dinamike dhe sportive ju tërheqin vëmendjen sapo hipni në makinë: nga pragjet e mrekullueshme prej alumini me logon R-Line, elementet e dekorit Deep Iron Metallic deri tek tapiceria e zezë e tavanit, ndriçimi i ambientit dhe sistemi i info-argëtimit me logon R-Line në pamjen e ndezjes. Sediljet e rehatshme e sportive para me logon R-Line dhe mbulesat prej pëlhure, Dessin Carbon Flag si dhe me panelin qendror të sediljeve prej mikrofibre San Remo forcojnë prekjen sportive të ambientit të brendshëm dhe i japin Polos tuaj një Coolness shtesë. Tegeli dekorativ gri kristal, jo vetëm në sedilje, por edhe në levën e marshave, timon dhe tapetat e dyshemesë është tepër tërheqës. Pedali i lëmuar prej inoksi është një huazim i qartë nga sporti i garave. Pajisjet R-Line përfshijnë gjithashtu një timon multifunksional prej lëkure me logon R-Line dhe opsionin e komandimit të marsheve, nëse zgjidhni një kuti shpejtësie DSG.

Disa nga fotot tregojnë pajisje opsionale me çmim shtesë. Foto ilustruese. Ofrohet vetëm nëpërmjet shoqërive partnere të VW. Deri në sasinë përfundimtare. Informacioni i dhënë përkon me njohuritë e disponueshme në kohën e botimit. Mund të ketë gabime shtypi ose modifikime. Ju lutemi, informohuni mbi gamën bazë të pajisjeve ose në seri çmimin e automjetit tuaj përpara nënshkrimit të kontratës së blerjes. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë
Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team