Kështu, qëndroni me argëtim të mirë në rrugën e duhur.

Car-Net "Guide & Inform"

Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Paketa e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform" është në dispozicion sipas kërkesës suaj bashkë me sistemin e navigimit "Discover Media". Nëpërmjet lidhjes me internetin, mund të përdorni të dhëna, aktualiteti i të cilave është vështirë për t'u kaluar. Për shembull, nëse diku ka një bllokim trafiku, ju e mësoni atë online pothuajse në kohë reale. Tepër e rehatshme: Rruga juaj do të përshtatet automatikisht sipas rrethanave.
Lëreni Car-Net të bëjë kërkimin dhe ndaloni e zbuloni restorante të shumta tërheqës me një kërkim të veçantë destinacioni online. Edhe vende të tjera me interes për ju mund të gjenden shpejt. Një hotel, një pikë karburanti apo një kinema e hapur. Të dhënat nga interneti japin disa zbulime argëtuese e të dobishme.

Përdorni aplikacionet tuaja edhe në Polo-n tuaj.

App-Connect

Pajisja opsionale App-Connect bën që telefoni juaj inteligjent të lidhet lehtësisht me sistemin opsional të radios "Composition Media" (seria Highline) ose me sistemin e navigimit "Discover Media", i cili është në dispozicion sipas kërkesës. Në këtë mënyrë, aplikacionet e përzgjedhura mund të komandohen nga celularin duke përdorur ekranin me prekje. Por avantazhi nuk është vetëm tek përdorimi më i thjeshtë: Aplikacione të shumta mund të përpunojnë informacionin e dhënë nga automjeti për t'ju ofruar funksione të dobishme apo argëtuese shtesë.
Volkswagen ofron tri ndërfaqe për lidhjen e smartfonit me shumë mundësi: MirrorLink®, Android Auto™ nga Google dhe Apple CarPlay™. Në adresën   www.volkswagen.at/mobiltelefon mund të kontrolloni se cila nga këto teknologji përkon me smartfonin tuaj. Ju lutemi, vini re gjithashtu se disa aplikacione nuk ofrohen për secilën nga tri teknologjitë dhe disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë nga shteti në shtet.
 

Përdorimi i shërbimeve online Car-Net "Guide & Inform" është i mundur vetëm me pajisjen opsionale "Discover Media". Gjithashtu ju nevojitet një pajisje celulare (p.sh. një smartfon), që ka aftësinë për të funksionuar si WLAN-hotspot. Si alternativë mund të përdoret CarStick (aksesor) opsional dhe një kartë SIM e veçantë me opsionin e të dhënave. Shërbimet "Car-Net Guide & Inform" janë në dispozicion vetëm me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesin tuaj të telefonisë celulare dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet marrjes së paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të tarifimit celular dhe sidomos jashtë shtetit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të madh të të dhënave në kuadër të përdorimit të Car-Net "Guide & Inform" është e rekomanduar një marrëveshje me normë fikse me ofruesin tuaj të kompanisë celulare! Për përdorimin e Car-Net "Guide & Inform" është e nevojshme të lidhet një marrëveshje e veçantë me Volkswagen AG. Pas dorëzimit të automjetit, konsumatori ka 90 ditë kohë për të regjistruar automjetin në www.volkswagen.com/car-net. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform" mund të ndryshojnë në varësi të shtetit. Këto shërbime ofrohen për çdo periudhë të caktuar me kontratë dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për më shumë informacion mbi Car-Net "Guide & Inform", vizitoni faqen www.volkswagen.com/car-net dhe informohuni tek partneri juaj Volkswagen, në lidhje me kushtet e tarifave celulare informohuni tek ofruesi juaj i shërbimit celular.

Disa nga fotot tregojnë pajisje opsionale me çmim shtesë. Foto ilustruese. Ofrohet vetëm nëpërmjet shoqërive partnere të VW. Deri në sasinë përfundimtare. Informacioni i dhënë përkon me njohuritë e disponueshme në kohën e botimit. Mund të ketë gabime shtypi ose modifikime. Ju lutemi, informohuni mbi gamën bazë të pajisjeve ose në seri çmimin e automjetit tuaj përpara nënshkrimit të kontratës së blerjes. Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menü schließen
Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team