Passat GTE (konsumi i karburantit në l/100 km: i kombinuar 1,8-1,7; konsumi i energjisë elektrike në kWh/100 km: i kombinuar 13,9-13,4; emetimet CO2 në g/km: i kombinuar 40-38, klasa e eficencës: A+)1 fillon automatikisht në regjimin elektrik, E-Mode; me kusht që bateria të jetë e karikuar mjaftueshëm dhe temperaturat e jashtme të mos jenë shumë të ulëta. Bateria e fuqishme me voltazh të lartë prej jonesh litiumi furnizon automjetin tuaj me energji dhe mundëson rreth 70 kilometra (NEDC) drejtimi plotësisht elektrik, në ciklin e ri praktik WLTP deri në afro 55 km (limuzinë: afro 57 km). Kjo ju mundëson të udhëtoni në komfort, veçanërisht në qytet dhe në zonat e banuara, pa shkaktuar zhurma e emetime. Në të njëjtën kohë, E-Mode mundëson shpejtësi më të larta: Passat GTE arrin shpejtësinë deri në 225 km/orë në autostradë - me një moment force prej 400 Nm.
Ekzistojnë tre mënyra për të karikuar baterinë: karikimi standard me kabull për rrymë alternative 2,3kW, karikimi opsional, me kabull të përshtatshëm për rrymë alternative 3,6 kW, që redukton ndjeshëm kohën e karikimit, dhe Wallbox, që mund të instalohet sipas kërkesës suaj.
Të dhënat mbi distancën, konsumin dhe emetimet janë vlera të parashikuara.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.