Golf. I lidhur me botën.

We Connect

Golfi i ri është porta juaj për tek shërbimet dhe serviset dixhitale të Volkswagen: I lidhur plotësisht me internetin qysh prej fillimit, sipas dëshirës suaj, një mori shërbimesh We Connect vijnë në dispozicionin tuaj. Pas aktivizimit dhe logimit me ID-në tuaj Volkswagen, përdorimi i shërbimeve inovative online është i thjeshtë dhe falas.
We Connect1 e bën përditshmërinë tuaj jo vetëm më të këndshme, por edhe më komode. Ju jep qasje tek të gjitha informacionet e rëndësishme për automjetin dhe ofron komfortin e nevojshëm për telefonata defektesh, sistem alarmi anti-vjedhje online apo planifikim servisi. Për më tepër, mund të përdorni smartfonin tuaj si çelës celular, që ju lejon të hapni dhe të ndizni Golfin tuaj pa ju dashur të kërkoni çelësin.2

Për përdorimin e shërbimeve We Connect, klientit i duhet një llogari përdoruesi e Volkswagen dhe të logohet tek We Connect me emër përdoruesi dhe fjalëkalim. Gjithashtu, duhet të lidhet online një kontratë e veçantë We Connect ose We Connect Plus me Volkswagen AG. Klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit për ta regjistruar atë në www.portal.bolkswagen-we.com për We Connect Plus, dhe të përdorë falas shërbimet për të gjithë kohëzgjatjen e rënë dakord.

I disponueshëm vetëm me sistemin opsional të navigimit "Discover Pro" dhe në kombinim me aplikacionin We Connect. Fillimisht janë të disponueshëm vetëm dy çelësa celularë të cilët mund të shkëmbehen në 4 vitet e para pas nënshkrimit të kontratës We Connect. Transmetimi i një çelësi celular kërkon një verifikim identiteti të dërguesit të çelësit me anë të procedurës Volkswagen Ident. Pas instalimit në një smarfton kompatibël, çelësi celular është i vlefshëm për një vit, në varësi të pajisjes celulare.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Golf 8 i ri

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team