Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Mbyll menunë

Golf 8 i ri

 

Ikona e automobilizmit bëhet ikonë dixhitale

Golfi i ri avancon. Dhe vendos standarde të reja sa i përket dixhitalizimit në rrugë. Sistemet inteligjente të asistencës e bëjnë më të rehatshëm dhe më të relaksuar çdo udhëtim. Kombinuar me një ndjesi tipike të Golfit.

Golfi i ri - një gjeneratë më e rehatshme, më inteligjente, më e rrjetëzuar.

Krijoni vetë një ide të Golfit të ri.

Variante pajisjesh

Komforti dixhital

Innovision Cockpit

Gjithçka përshtatet për ju

Golfi juaj ju njeh dhe aktivizon automatikisht profilin tuaj personal të ecjes, sipas pajisjeve:* nga rregullimi i sediljes tek ndriçimi dhe klima e rehatshme. Mund t'i kryeni lehtësisht cilësimet tuaja të preferuara në Innovision Cockpit, të disponueshëm si pajisje opsionale: Paneli i instrumenteve të Digital Cockpit me përmasa 25,4 cm (10 inç) shoqërohet me sistemin e navigimit  "Discover Pro" me madhësi 25,4 cm (10 inç). Në Digital Cockpit mund të shfaqni jo vetëm përmbajtjet klasike si treguesi i xhirove, matësi i shpejtësisë dhe kilometrazhi, por edhe të dhëna të tjera të dobishme. Për shembull, në të gjithë zonën mund të afishohet harta e navigimit.
Ekrani gjigant i sistemit të navigimit "Discover Media" ose "Discover Pro" përdoret për afishimin e funksioneve të shumta me grafika dhe animime tërheqëse, njësoj si në smartfonin tuaj. Në pamjen kryesore mund të vendosni foton dhe funksionet e preferuara.

*Pasi të keni konfiguruar ID tuaj Volkswagen dhe të bëni logimin për herë të parë.

Digital Cockpit

Futuristiknë të ardhmen

Paneli i instrumenteve të Digital Cockpit, që vjen si pajisje standard, ju tregon përmbajtjen e rëndësishme në një ekran me ngjyra me rezolucion të lartë, me madhësi 25,4 cm (10 inç): Zgjidhni individualisht sipas preferencave, p.sh. treguesin e xhirove, matësin e shpejtësisë dhe kilometrazhin, shfaqni paraqitje vizuale të sistemeve të asistencës ose zgjidhni një kombinim të hartës së navigimit me ekranin e medias - të gjitha me grafika dhe animime tërheqëse.

Voice Control

Në pritje të komandës tuaj: Kontrolli zanor.

Me komandimin intuitiv zanor, që vjen si pajisje opsionale, mund të kontrolloni radion, telefonin, sistemin e klimës dhe navigatorin në Golfin tuaj, nëse dëshironi. Duke përdorur komandat zanore, mund të përzgjidhni stacionin e duhur, regjistrimin e adresës ose numrat e telefonit që kërkoni. Dhe me komandimi zanor online nga We Connect Plus, Golfi juaj ju kupton edhe më mirë. Për shembull, zgjidhni muzikën tuaj të preferuar online ose kontrolloni regjistrimin e destinacionit tuaj në navigator në mënyrë intuitive.

Head-up-Display

Sytë tuaj qëndrojnë tek rruga.

Informacionet më të rëndësishme i keni para syve dhe njëkohësisht mbani shikimin tek rruga: Ky është avantazhi i Head-up-Display në Golfin tuaj. Xhami i përparmë bëhet një ekran projektimi për të shfaqur shpejtësinë, mesazhet nga sistemet e asistencës së shoferit apo udhëzimet e navigimit. Projektimi lexohet lehtësisht edhe kur ka ndriçim mbrapa. Dhe nëse nuk ju nevojitet më afishimi, mund ta fikni në çdo kohë.

Design

Eksterieri

Dukshëm dinamik. Golfi spikatës.

Golf - me dizajn dinamik: Një pjesë ballore e gjerë me fenerë të ngushtë LED me pamjen e 4 syve, plus një logo Volkswagen e dizenjuar rishtazi. Gjithçka është harmonike dhe e koordinuar në mënyrë koherente, ashtu siç jeni mësuar me Golfin. Pjesa e pasme tashmë dominohet nga dritat e ngushta midis të cilave vendoset logoja dhe shkrimi "Golf" në vijë të drejtë. Marmitat zhduken fshehurazi nën difuzorin e pasmë me formë të bukur.

Dizajni i dritës

LED në dritën e re

Golfi vjen me fenerë kryesorë LED, si pajisje standarde. Të tërhequr vizualisht në mënyrë dinamike nga pjesa ballore deri në pjesën e parafangove. Po ashtu pajisje standarde: dritat e mjegullës të integruara. Ende tipike: pamja spikatëse me 4 sy. Gjithçka është e harmonizuar mbrapa. Fenerët e ngushtë LED dominojnë pamjen e pasme. Të disponueshëm si pajisje opsionale: Fenerët IQ.LIGHT me matricë LED, me rregullator dinamik të dritave të gjata "Dynamic Light Assist", që përshtat automatikisht shpërndarjen e dritës me trafikun rrugor.

Rrotat

Duket bukur për ju me: Gamën e rrotave të Golfit

Kombinimi i gomave dhe disqeve që shkon më shumë për Golfin tuaj është thjesht çështje shijeje. Por jemi të sigurt që do të bëni zgjedhjen e duhur.

Interieri

Ambienti i brendshëm dixhital

Tejet spikatës: kroskoti i shoferit plotësisht dixhital me një peizazh të madh afishimi të përbërë nga paneli i instrumenteve të Digital Cockpit me ekran 25,4 cm (10 inç) dhe ekrani me prekje i radios "Composition Media" me përmasa 20,9 cm (8,25 inç)*. Falë përdorimit intuitiv me prekje, eliminohet nevoja e çelësave, butonave dhe rrotullave të shumta. Drita e ambientit, me deri në 32 tone të ndryshme ngjyrash, në mënyrë opsionale, krijon një atmosferë të personalizuar ndriçimi. Me të gjitha inovacionet numerike, sigurisht, ndjesia tipike e Golfit vazhdon të mbetet.

*Opsional gjithashtu me ekranin me prekje 25,4 cm (10 inç) për "Ready 2 Discover" dhe "Discover Media". Me "Discover Pro" vjen Innovision Cockpit.

Drita e ambientit

Shumë e dukshme: ngjyra të këndshme, drejtim më i qetë.

Jepini më tepër personalitet Golfit tuaj. Për këtë, ndriçoni lehtësisht ambientin e brendshëm me 10 ngjyra. Sipas kërkesës, madje deri në 30 variante ngjyrash. Me klimë ngjyrash të ftohta apo të ngrohta, në metropolin e ndriçuar apo gjatë natës, në rrugët e errëta rurale: Për çdo udhëtim, krijoni një atmosferë të ndryshme dhe të përshtatur për ju dhe pasagjerët tuaj. 

IQ.DRIVE

Car2X

Mund të shohësh se çfarë mund të vijë: Car2X

Automjetet që komunikojnë me njëri-tjetrin në lëvizje mund t'i bëjnë rrugët më të sigurta, të reduktojnë bllokimet e trafikut dhe të paralajmërojnë për rreziqe lokale. Sistemi i paralajmërimit të rrezikut, që është pajisje standarde, i ofron shoferit informacione të dobishme, për shembull, duke e paralajmëruar për punime në rrugë ose për automjete për qëllime të veçanta. Komunikimi funksionon me teknologjinë Car2X përmes WLAN (pWLAN).
Rregullatori opsional automatik i distancës ACC me funksionin Car2X i ofron shoferit një larmi informacionesh të dobishme dhe mund të ndërhyjë në mënyrë aktive në rast urgjence. Për shembull, për arsye të një bllokimi trafiku. Me shkëmbim të përhershëm të të dhënave nëpërmjet WLAN (pWLAN).

Travel Assist

Ruan korsinë për ju. Dhe të tjerët në distancë.

Me opsionalin "Travel Assist" keni një ndihmës jashtëzakonisht të dobishëm të shoferit. Pasi me shtypjen e butonit, ai ofron komoditet ngarjeje* të një niveli të lartë, duke ju mbështetur në situata monotone dhe të lodhshme drejtimi:

  • Sidomos në autostradë dhe rrugët rurale të mirëmbajtura, "Travel Assist" mund të ruajë korsinë dhe shpejtësinë për ju, duke marrë parasysh distancën me automjetet përpara.
  • Në kombinim me kutinë duale të shpejtësisë DSG, mund të drejtoni të relaksuar automjetin në bllokime trafiku dhe në trafikun Stop-and-go.


* Brenda kufijve të sistemit dhe shoferi duhet të jetë i gatshëm të tejkalojë sistemin e asistencës në çdo kohë dhe nuk çlirohet nga përgjegjësia për të drejtuar automjetin me kujdes.

ACC

Ruan distancën. Dhe kufijtë e shpejtësisë.

Sistemi opsional i kontrollit automatik të distancës ACC ju ndihmon të ruani një shpejtësi maksimale* të paracaktuar prej jush dhe një distancë minimale me automjetin përpara. Në kombinim me një sistem navigimi opsional, ACC zgjerohet për të përfshirë rregullatorin e shpejtësisë së parashikuar dhe një asistencë në kthesa. Kjo do t'ju ndihmojë të shmangni tejkalimin e shpejtësisë duke përshtatur kufizimet zyrtare të shpejtësisë.** Sistemi përdor gjithashtu të dhënat e rrugës nga sistemi i navigimit për të përshtatur shpejtësinë e automjetit në kthesa, kryqëzime dhe rrethrrotullime.**

* deri në 210 km/h
** brenda kufijve të sistemit

Më shumë për Golfin e ri:

Golfi i ri po formon një gjeneratë krejt të re të automjeteve. Me inovacionet dixhitale, dizajnin dinamik dhe komfortin e spikatur të përdorimit.

Karakteristikat

Konektiviteti

Mbrapa tek përmbledhja

Radioja dhe navigatori

Mbrapa tek përmbledhja

Komforti

Mbrapa tek përmbledhja
Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team