Veshja opsionale prej lëkurë "Vienna" krijon një atmosferë të këndshme në hapësirën e brendshme. Materiali natyral është i disponueshëm në ngjyrë të zezë. Perforimi nxjerr në pah ngjyrën e kontrastit të kuqe flakë:
Lëkura e perforuar zbukuron panelet qendrore dhe pjesët anësore të dy sediljeve
sportive të rehatshme para. Këto jo vetëm janë të konfigurueshme në lartësi dhe tek
mbështetja lumbare, por mund të ngrohen e ofrojnë mbështetje e komfort të këndshëm.
Sedilja e drejtuesit është gjithashtu e disponueshme në variant konfigurimi
elektrik. Praktikë janë edhe sirtarët nën sediljet e përparme.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.