Në Golf GTI "Performance" mund të zgjidhni midis dy sistemeve opsionalë të navigimit. Sistemi "Discover Media" është i pajisur me një ekran me ngjyra 20,3 cm (8 inç), me prekje, tetë altoparlantë, marrës radio FM, lexues CD, dy porta kartash SD, porta AUX-IN e USB dhe një ndërfaqe telefoni celular përmes Bluetooth dhe Software Updates falas.
Nëse doni më shumë: Sistemi opsional i navigimit "Discover Pro" ofron kontroll inovator të gjesteve. Për shembull, me një lëvizje dore ju lejon të kaloni nga njëri stacion radioje në tjetrin ose të ndryshoni cilësimet e sistemit të automjetit tuaj, si intensiteti i dritës në ndriçimin e brendshëm. Përveç kësaj, ka një ekran të madh 23,4 cm (9,2 inç) në të cilin mund të shfaqet qartë një hartë 3D. Ka tetë altoparlantë, një pajisje radioje FM, një lexues DVD-sh që luan muzikë në formatet MP3, AAC dhe WMA, një portë për kartë SD dhe një portë USB si dhe një ndërfaqe telefonike nëpërmjet Bluetooth.
Të dy sistemet janë të pajisur edhe me një antenë Diversity që kontribuon për kapje të mira valësh edhe në kushte të vështira.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.