Pole-Position për ambientin: Pragu i ndriçuar i dyerve do t'ju frymëzojë sapo të hapni derën e drejtuesit. Sapo uleni në sediljen sportive të konfigurueshme për lartësinë, të pajisur me xhep në pjesën e pasme dhe me tapicerinë pëlhure me katrorë "Clark", do të ndjeni performancën e pastër në duart tuaja: në formën e timonit multifunksional sportiv prej lëkurë me kapëse GTI dhe kokën e levës së marsheve me pamjen tipike të topit të golfit. Sipas dëshirës, sediljet sportive top-sport prej lëkure "Vienna ose prej pëlhure "Honeycomp" në kombinim me copën ArtVelours.
Gjatë ngarjes, ekrani me ngjyra i animuar i grupit të instrumenteve ju jep një pamje të mirë të performancave të automjetit. Ose përfitoni pamjen e korskotit me instrumentet specifike të GTI dhe konsolën qendrore me elementët dekorativë sportivë. Sensacioni sportiv plotësohet nga pllakat e pedalit prej inoksi, që karakterizohen nga pikat precize të presionit që gjenden vetëm në sportin e garave.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.