Mund të bëjë më shumë
Kush tha se nga një veturë e vogël nuk mund të presësh veçori të mëdha? Zbuloni dizajnin progresiv dhe teknologjinë inteligjente të modelit Polo.
Detajet e Polo
Konfiguroni Polo-n tuaj
Të përshtatur sipas dëshirave dhe nevojave tuaja, ju mund të konfiguroni veturën tuaj të ëndrrave. Në hapin e parë, zgjidhni linjën e pajisjeve, ngjyrën e karrocerisë dhe disqet. Në hapin e dytë, mund ta pajisni Polo-n tuaj me interierin e përshtatshëm, elementë dizajni, sisteme asistimi dhe aksesorë shtesë.
Bëjeni kështu vërtet Polo-n tuaj.
Lidhshmëria: Lidhur me botën
Shërbimet dixhitale të Volkswagen ju ofrojnë akses në një botë të tërë mundësish për ta bërë jetën tuaj të përditshme celulare më të lehtë.
Polo: Linjat e pajisjeve
Linjat tona të pajisjeve dallohen për pajisje standarde të ndryshme, variante motorësh dhe transmetimesh, si dhe elementë të veçantë dizajni. Nga varianti bazë dhe komod 4Me deri te versioni më sportiv GTI – ka diçka për secilin. Gjeni këtu linjën e pajisjeve që ju përshtatet më së miri.
5 yjet e tij ju japin siguri.
Siguria juaj në rrugë është një prioritet i rëndësishëm për Volkswagen. Kjo reflektohet në vlerësimin me 5 yje që Polo ka marrë në testet Euro NCAP. Në këto teste, automjetet e reja vlerësohen për nivelin e tyre të sigurisë, bazuar në katër fusha kryesore: mbrojtja e të rriturve në kabinë, mbrojtja e fëmijëve, mbrojtja e përdoruesve të pambrojtur të rrugës dhe sistemet ndihmëse për drejtuesin. Me 5 yje – që përfaqëson vlerësimin më të lartë – Polo bën pjesë në automjetet më të sigurta të klasës së tij.
- Burimi: Euro NCAP, gjendja në vitin 2022. Më shumë informacion: www.euroncap.com**
Informohuni
Nuk doni të humbisni ndonjë informacion në lidhje me Touareg ose modele të tjera? Informohuni drejtpërdrejt nga asistenti ynë inteligjent "TEO" dhe zgjidhni kategoritë që përputhen me interesat tuaja.