vw volkswagen golf
vw volkswagen golf

Më i zhdërvjellët se pothuajse çdo automjet tjetër.

Golf.

Më i zhdërvjellët se pothuajse çdo automjet tjetër. Golf.

Golf është automjeti që ka mahnitur klasën e vet prej gjeneratash. Gjenerata më e re e Golf përcakton po ashtu një moment historik për gjeneratën e ardhshme.

Pajisjet & Dizajni.

Çdo Volkswagen karakterizohet nga pajisje të cilësisë së lartë dhe një gjuhë dizajni e qartë.

Opsionet e shumta të individualizimit ju japin gjithashtu shansin ta krijoni vetë Golfin tuaj. Do të mahniteni me zgjedhjet e shumta që keni.

Eksterieri

Dinamizmi takon elegancën.

Një Golf në shikim të parë - dhe si në çdo gjeneratë, me një pamje spikatëse dhe konfidente. Nga fenerët e parakolpët e riprojektuar, tek grilat dinamike të radiatorit, e duke kaluar tek difuzori i pasmë e dritat e pasme ekspresive LED.

Interieri

Përjetoni më shumë hapësirë për komfortin tuaj.

Hapësira përqafon komfortin, cilësinë, teknologjitë e reja. Golfi jua i ofron të gjitha këto. Me një qëllim të vetëm: Ta bërë çdo udhëtim sa më të qetë që të jetë e mundur.

vw volkswagen golf innen cockpit
Dritat

Kjo do t’ju duket e logjikshme që në shikim të parë?

Dizajni i ndriçimit tek Golf është mbresëlënës dhe në disa variante atraktive. Pavarësisht ofertës që zgjidhni: Dritat kontribuojnë në shikueshmëri të mirë.

Rrotat

Sipas jush, ngjan më bukur: Programi i rrotave Golf.

Varet nga opinioni juaj se me cilin kombinim gomash duket më mirë Golfi juaj. Në secilin rast, disqet e aliazhit theksojnë natyrën sportive të Golfit.

VW Golf Eksterier i bardhë, detaje, rrota, disqe dhe goma

Variante pajisjesh

Karakteristikat e Golfit nga perspektiva të ndryshme.

vw volkswagen golf
VW Golf Eksterier i argjendtë, pjesa ballore
vw volkswagen golf innen cockpit
vw volkswagen golf
VW Golf Eksterier i argjendtë, pjesa ballore
vw volkswagen golf innen cockpit
vw volkswagen golf
VW Golf Eksterier i argjendtë, pjesa ballore
vw volkswagen golf innen cockpit

Pajisjet R-Line opsionale.

Theksoni pamjen konfidente të Golfit tuaj. Me pajisjet R-Line i jepni eksterierit më tepër dinamizëm dhe interierit një prekje sportive.

Jepuni më tepër shprehi ambicieve tuaja sportive. Me paketën opsionale R-Line.

VW Golf R-Line Interieri dhe Cockpit

Një dizajn impresiv i gjithanshëm: Paketa R-Line përcakton thekse sportive me detaje të shumta pajisjesh jashtë dhe materiale të cilësisë së lartë brenda.

Ka një atlet në golfin tuaj: Paketa opsionale R-Line Exterieur. R-Line Exterieur

Paketa R-Line Exterieur me parakolp ekspresiv para, difuzor sportiv, prurëse ajri ngjyrë të zezë me shkëlqim dhe pedana pragu i jep Golfit një look të mrekullueshëm sportiv.

I përshtatur në mënyrë perfekte me stilin sportiv të ecjes: Paketa opsionale sportive R-Line.

Me paketën sportive R-Line, e pasuroni Golfin tuaj me karakteristika që e bëjnë përvojën tuaj të ecjes edhe më dinamike.

vw volkswagen golf gtd leder
vw volkswagen golf gtd leder
vw volkswagen golf gtd leder

Teknologjia.

Teknologjia moderne e motorit të Golf karakterizohet nga ekonomia, fuqia dhe performanca e tij. I duhuri nëse ju pëlqen të udhëtoni shumë dhe dëshironi të ruani konsumin brenda kufijve.

Përfitoni nga fuqia e lartë tërheqëse e kombinuar me konsumin e ulët.

VW Motor TSI Logo

Motorët e benzinës TSI dhe të naftës TDI janë projektuar për të ofruar një fuqi të lartë me konsum të ulët karburanti dhe do t'ju kënaqin.

Thjesht fiken dhe kurseni karburant.

VW Sistemi aktiv i cilindrave të motorit

Kur nevojiten më pak fuqi, vështirë se do ta vini re që, motori funksionon vetëm me dy cilindra. Çaktivizimi i cilindrit e bën të mundur këtë. Kështu, mund të reduktoni ndjeshëm konsumin e karburantit.

Mos e humbni tërheqjen.

VW Golf Eksterier i argjendtë, pjesa ballore

Dëshironi të bëni progres edhe në terren të lagësht dhe me gunga me tërheqje të mirë? Falë sistemit opsional në dispozicion me të gjitha rrotat aktive 4MOTION, kjo është e mundur pothuajse kudo.

Komfort.” Gjeni rehatin tuaj në Golf.

Pajisjet bazë të zgjeruara, funksionimi i thjeshtë dhe pajisjet ekstra të rehatshme kontribuojnë që ta shijoni çdo ditë me relaks të plotë.

VW Pajisja me sedilje ergoActive

Nëse për shpinën tuaj e keni për zemër.

Sediljet ergoActive

Konfigurimi në 14 profile i sediljes sportive opsionale ergoActive ju ofron një komfort uljeje të nivelit të lartë. Mund ta konfiguroni në mënyrë të rehatshme sediljen e shoferit në funksion të përmasës së trupit dhe të çlodhni shpinën tuaj. Sedilja inovative ka një funksion të integruar masazhi dhe mund të ngrohet.

vw volkswagen golf dynaudio

Në këtë mënyrë, jo vetëm ju, por edhe toni i zërit është si duhet.

DYNAUDIO Excite

Muzikë në automjet që tingëllon më mirë se në sistemin Hi-Fi? Sistemi opsional i tingulli DYNAUDIO Excite është akorduar për akustikën e ambientit të automjetit dhe lëshon një tingull që nuk do ta prisnit - edhe nëse jeni mësuar me tinguj të nivelit të lartë.

VW Golf Interieri me dekor lëkure

Zgjidhni elegancën e përjetshme.

Dekoret e lëkurës.

Shijoni ndjesinë e pakrahasueshme të një ambienti ekskluziv në çdo udhëtim. Sipas kërkesës, mund të pajisni Golf-in tuaj me lëkurën më të mirë dhe ArtVelours, përfshirë ngrohjen e sediljeve dhe timonin e dobishëm multifunksional.

vw volkswagen active info display

Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.

Active Info Display

Takometri i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Instrumenti inovativ Active Info Display mund t'ju japë informacione që shkojnë përtej shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.

Test drive

Rezervo Golf

Përjeto automjetin e ëndrrave me një test drive.