Menü schließen
Start Video

up! GTI

 

Paketa e fuqisë në një format të vogël.

I vogël, por nuk mund ta anashkalosh. Sapo e shihni, është i qartë: up! më sportiv i të gjitha kohërave. Dhe më i fortë. Kjo sigurohet nga motori 1,0 l TSI me 85 kW (115 kf). Edhe vështrimet admiruese vështirë ta ndjekin.

Karakteristikat.

Përpara Më shumë GTI për gram.

I vogël, por nuk mund ta anashkalosh. Sapo e shihni, është i qartë: up! GTI është në lartësinë emrit të tij. Mban me vetëbesim shiritat anësore GTI1. Dhe çdo detaj tjetër - nga dizajni sportiv i pjesës ballore e i grilës së radiatorit, tek xhamat anësorë të errët në pjesën e pasme, deri tek kllapat e kuqe të shndritshme të frenave - premton: emocionin e pastër GTI, të ngjeshur në 362.8 cm.

Mbrapa Shikimet xheloze janë të garantuara.

Paketa e fuqisë dhe peshës së lehtë në një. Mos u çuditni me up! GTI i pëlqen t’i lërë mbrapa të tjerët. Më e rëndësishmja është pamja e pasme mbresëlënëse. Marmita e kromuar, difuzori i zi dhe spoiler i pasmë dallohen tashmë në ndalesë: ja up! më sportiv i të gjitha kohërave.

Interieri Nuk ka vend për nerva të dobët.

Gjenet GTI trashëgohen në mënyrë dominuese. Shihet lehtë në sediljet me modelin me katrorë tipik të GTI "clark", në kroskotin ”pixels red", levën e marsheve GTI ose tegelin e kuq në timon multifunksional. Këto detaje dhe të tjera, si elementet elegante të kromuara dhe ndriçimi i ambientit me të kuqe, ofrohen që up! GTI të të kënaqë syrin.

Info-argëtimi Performon në rrugë. Edhe në autostradën e informacionit.

up! GTI shkon në maksimum sa i përket info-argëtimit. Falë radios standarde "Composition Phone" kombinuar me "maps+ more dock" lidhet me smartfonin tuaj me shpejtësi të lartë. Me këtë, ndër të tjerash, mund të komunikoni lehtë me up!-in tuaj! GTI tuaj për të shfaqur në navigator destinacionin tuaj të preferuar. Aplikacioni i duhur që ju lidh po aq shpejt me automjetin, miqtë tuaj apo listën e këngëve. Dhe sistemi opsional i zërit "beats" ju bind me fuqinë dhe 300 vatët. Shpërndan fuqishëm tingullin origjinal të Beats në mënyrë dinamike në të gjithë automjetin.

Përjetoni karakteristikat e up! GTI nga këndvështrime të ndryshme.



Me up! GTI, Volkswagen sjell në treg modelin e parë të miratuar sipas procedurës së re WLPT (Worldwide Harmonized Light-Duty Vehicles Test Procedure). Kjo do të thotë se krahas informacionit të konsumit aktualisht të detyrueshëm sipas NEDC (Cikli i Ri Evropian i Automjeteve), janë të disponueshme edhe vlerat praktike WLTP. WLTP ka nisur një procedurë testimi të unifikuar në shumë vende të botës për të përcaktuar konsumin e karburantit dhe emetimet e gazrave. Megjithatë taksa standarde e konsumit (NoVA) do të vazhdojë të llogaritet mbi bazën e vlerës e CO2 të rillogaritur me NEDC. Për up! GTI emetimet e CO2 për rrugë të kombinuara janë 110 g/km2. Konsumi NEDC: rrugë e kombinuar 4,8 l/100 km2.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team