up! i ri.

up-i i ri! Gjithmonë mes nesh.

Po aq i personalizuar sa ju.

Up i ri! përshtatet me stilin tuaj personal dhe, me anë të opsioneve të panumërta të personalizmit, sjell tani edhe më shumë ngjyra në jetën e përditshme. P.sh. mund të zgjidhni mes ngjyrave të ndryshme për tavanin dhe pasqyrat e jashtme apo edhe pjesëve anësore të automjetit dhe disqet e aluminit. Pamja personale rrotullohet rreth dritave të ditës LED dhe sinjaleve në pasqyrë, të cilat janë pajisje standarde.

 

 

Individualisht elegant.

up! i ri jo vetëm që duket shumë mirë në shikim të parë, por edhe më gjatë. Përveç një hapësire bujare të habitshme dhe rehati për deri në 4 pasagjerë, ai ofron gjithashtu në pjesën e brendshme, që nga tavani e deri në tapiceritë e ndenjëse, hapësirën e mjaftueshme për ngjyra të lira. Dhe në sajë të integrimit opsional të smartphone dhe timonit opsional multifunksional prej lëkure, up! i ri është një multitalent i vërtetë.

Galeria

Përjetoni karakteristikat e up! nga perspektiva të ndryshme.

Përjetoni karakteristikat e up! nga perspektiva të ndryshme.

Up! me sistem zëri beats-Soundsystem. Tani do të keni Rock'n'Roll në çdo udhëtim.

Tingull me shpejtësi të plotë.

Në up!, si risi në dispozicion është sistemi i zërit beats-Soundsystem, i përzier nga specialistët e audios US BeatsAudio™: Amplifikatori 300-vatsh  me 8 kanale është i pajisur me një procesor dixhital sinjali (DSP). Përveç sistemit të zërit, Volkswagen ofron paketën e pajisjeve beats, e cila të impresionon me elementët e dizajnit me ngjyra të koordinuar.

 

Sistem zëri nga BeatsAudio

Një kënaqësi e pastër muzikore.

Një amplifikator 300 vat me 8 kanale me procesor dixhital sinjali dhe shtatë altoparlantë Premium në pjesën e brendshme përfshirë subwoofer kujdesen për një tingull të qartë si kristali. *

 

*) Beats, Beats by Dr. Dre, b logo, dhe BeatsAudio janë marka tregtare nga Beats Electronics, LLC.

Tavani panoramik

Open Air Season mund të fillojë.

Hapni tavanin, ngrini volumin e këngës tuaj të preferuar dhe shijoni plotësisht diellin... Çfarë dëshironi më shumë?! Tavani panoramik opsional e bën të mundur këtë!

Disqet

Për një pamje të përsosur.

Me disqe alumini 15 inç, rruga është skena juaj: Kapaku shpërndarës me ngjyrë dhe elementë të tjerë më të theksuar i japin up! beats një pamje të pakrahasueshme dhe tërheqin menjëherë vëmendjen.

Pasqyrat e jashtme

Edhe jashtë e jashtëzakonshme.

Edhe pa muzikë ta lartë, ju dhe up! beats do të ndjeheni lirshëm. Pasqyrat e jashtme të lyera në bojëra absorbente krijojnë një kontrast elegant me ngjyrat e jashtme dhe theksojnë pamjen karizmatike të up! me paketën beats.

Pjesa e brendshme.

Vërdallë në vendin më të mirë.

Karakteristika si ndriçim i bardhë ambienti, dizajn Dash pad "deep dimension" ose tapiceria e ndenjëse "beats" i ofrojnë hapësirës së brendshme të up! tuaj një ambient elegant. Gjithashtu, për tingullin e saktë e kemi zgjidhjen: nëpërmjet integrimit standard të smartphone, ju mund të dëgjoni vetëm këngët tuaja të preferuara.

Infotainment

Volkswagen App "maps+more"

Thjesht online.

Me aplikacionin opsional të Volkswagen "maps + more dock" udhëtimi me up! bëhet më i zgjuar. Sepse me aplikacionin e duhur dhe telefonin smart në mbajtëse, ju mund të përdorni edhe funksione si navigim  edhe offline, si dhe të folur pa duar, Media Control, ekran multifunksional ose Think Blue. Trainer.

Start Video

Radio

Me muzikë, udhëtimi me up! të fal edhe më shumë kënaqësi.

Dëshironi muzikë pop? Techno? Apo Heavy Metal? Sa mirë, që up! i ri është i pajisur me një gjeneratë të re me pajisje info-argëtuese. Dëgjoni radion, zgjidhni muzikën tuaj të preferuar në udhëtim dhe lidheni smartphone tuaj, apo lexues MP3 përmes AUX IN. Kjo përshtatet me up!, thjesht bëni qejf!

 

Sistemet ndihmëse

ParkPilot

Gjatë parkimit do t'ju ndihmojë dëgjimi juaj.

Vende të ngushta parkimi? Dhe nuk keni asnjë që t'ju drejtojë? Me sistemin opsional ParkPilot ju mund të hiqni dorë lehtësisht nga një ndihmës gjatë parkimit. Kjo nuk është ndoshta aq simpatike, por është e besueshme. ParkPilot është i përfshirë në paketën opsionale "drive pack".

 

Funksioni i frenimit City në rast emergjence

Në rrugë të mbushura plot, ju do të ndjeheni i qetë.

Ata janë një çift perfekt: up! i ri dhe qyteti. Ai është përshtatur plotësisht për mjedisin urban. I jashtëzakonshëm për klasën e tij, ai ka si pajisje standarde funksionin e frenimit City në rast emergjence. Ai mund të ndihmojë për të zbutur pasojat e një aksidenti.

drive pack

Mbështetuni tek ai!

Pse duhet të hiqni dorë tek up! i ri nga komoditeti i sistemeve ndihmëse gjatë udhëtimit? Paketa opsionale drive pack është e mbushur me karakteristika që ju nuk do të dëshironi t'i humbni. Sepse atë që dinë ta bëjnë makinat më të mëdha, mund ta bëjë edhe up! i vogël.

 

Efikasiteti

Kutia manuale e shpejtësisë ASG me 5 marsha sekuencialë

Ndizeni dhe puna bëhet më e lehtë.

Përballoni të relaksuar trafikun e qytetit me kutinë manuale të shpejtësisë ASG me 5 marsha sekuencialë *.  Kështu ju mund të ndryshoni vetë sistemin në makinë ose t'ia lini atë në dorë ASG.

Motorizimi

Me lehtësi, kurseni benzinë.

Konsumi i pakët takon teknikën madhështore: up! i ri është i lehtë dhe ekonomik. Me motorët e tij ai përballon vazhdimisht me sukses pritshmëritë e ndryshme në ecje. 

Jepi gaz! eco up! i ri

Në të njëjtën bazë teknike si motorët konvencionalë të benzinës, është në dispozicion edhe një motor me gaz natyror me 50 kW (68 KF). Sistemi me gaz natyror efikas jo vetëm redukton faturën e karburantit të makinave në qytet, por redukton edhe emetimet e CO₂. Nëse bombola e gazit është bosh, në sajë të rezervuarit shtesë të benzinës, ju do të keni mundësi të arrini në një prej më shumë se 175 stacioneve të mbushjes të gazit natyror në të gjithë vendin. T'i japësh gaz, asnjëherë s'ka qenë përvojë më e këndshme.

 

 

 

 

 

cross up! i ri

Argëtim për të gjithë: cross up! i ri

cross up! i ri ofron më shumë aventurë. Karakteristikat e tij më të dallueshme përfshijnë disqe alumini "kalamata" 16-inch dhe shina sportive në çati. Detaje pikante si shirita anësore të zinj, mburojë për gomat dhe prapakolpin në dizajnin "cross", e bëjnë pamjen offroad të duket perfekte. Dhe në sajë të fenerëve standardë të mjegullës me rreth të kromuar, cross up! i ri ofron edhe në mot të keq një argëtim për të gjithë. 

 

 

 

 

Individualitet

Pjesa e brendshme

Nuk ka më bukur se në up!

Të hipësh në Up! është si të shkosh në shtëpi, sepse me shumë opsione personalizimi, ju mund të rregulloni pjesën e brendshme ashtu si dëshironi. Dëshironi dizajn Dash pad, mbulesa ndenjësesh apo ndriçim ambienti... Vendoseni ju pjesën e brendshme që të ndiheni plotësisht të qetë!

Disqet

Gjithçka rrotullohet rreth teje.

Ju keni stilin tuaj dhe up! i ri ka disqet e veta të përshtatshme. Zgjidhni mes disa dizajneve: nga klasike-elegante në dinamike-sportive.

Paketa unike

Shik deri në detajin më të vogël.

Bëhuni projektues dhe formësoni up! individualisht! Për ta bërë këtë, zgjidhni një nga tre paketat e dizajnit: roof pack në ngjyrë të zezë ose dy color packs. 

 

 

Komoditeti

Me katër dyer

Llastoni pasagjerët tuaj me rehati ekstra.

Up! i ri është në dispozicion me katër dyer kundrejt një pagese ekstra. Pastaj pasagjerët tuaj lehtësisht mund të hyjnë prapa dhe të shohin më shumë, sepse linja e dritares është më e ulët se tek mjeti me dy dyer dhe vendet e pasme janë ngritur pak më lart.

Tavani i rregullueshëm/me rrëshqitje/panoramik

Open Air Saison mund të fillojë.

Hapni tavanin, ngrini volumin e këngës tuaj të preferuar dhe shijoni plotësisht diellin... Çfarë dëshironi më shumë se kaq?! Tavani panoramik opsional e bën të mundur këtë!

Drita e ditës LED

Një karakteristikë plot stil.

Up! i ri jo vetëm që shikon me saktësi deri afër vërtet mirë, por edhe nga një distancë, ai ia del shumë mirë mbanë. Falë dritës standarde të ditës LED, juve nuk do t'ju shpëtojë asgjë.

Timoni multifunksional

Mbani gjithçka nën kontroll.

Me timonin multifunksional opsional, ju jo vetëm që kontrolloni up!, por edhe radion, lexuesin e medias apo telefonin. Kështu që ju mund të mbani duart tuaja në timon gjithë kohës dhe të keni up! plotësisht nën kontroll.