Touran është furgoni më i shitur në Evropë
Në 2016 Touran u bë nr. 1 i të gjitha klasave të furgonave.
Touran nga Volkswagen është furgoni i parë më i suksesshëm në Evropë. Nisur nga kërkimet e tregut të kompanisë së njohur IHS Automotive, Touran filloi që në fund të vitit 2016 me më shumë se 112.000 regjistrime të reja në kontinentin evropian si furgoni më i shitur. Brezi i fundit i Allrounder me sistemet inovative të ndihmës dhe infotainment është shitur në mbi 40 vende të botës. Falë sistemit të ndenjëseve Fold-Flat (me deri në shtatë ndenjëse dhe 834 deri 1980 litra vëllim bagazhi), Touran konsiderohet si një nga mjetet shumë-përdorimshe më të ndryshueshme të të gjitha klasave. Në Austri, në vitin 2016 janë nxjerrë 4.527 Touran. Ai zinte 23% pjesë segmenti, duke u bërë furgoni më i shitur në klasën e vet.
Më shumë variacion për jetën tuaj familjare.
Touran të bën përshtypje edhe kur je në kërkim. Për më shumë dritë dhe pamje kujdeset tavani opsional panoramik/i rregullueshëm/me rrëshqitje më i madh në klasën e tij. Dimensionet e tij kompakte dhe praktike në qytet i kombinon me një koncept inteligjent hapësire. Kështu, ju do të shijoni një fushëpamje dhe liri në pjesën e poshtme të këmbëve, të cilat veçanërisht për distanca të gjata ofrojnë rehati maksimale.
Galeria
R-Line
R-Line
Merreni më me sportivitet të përditshmen tuaj.
Jeta e përditshme është kampi më i vështirë i trajnimit. Që të përmbushni kërkesat e jetës familjare, keni nevojë për një dozë të mirë palestre. Një pamje të përshtatshme sportive ju ofrojnë pajisjet R-Line. Pavarësisht nëse keni R-Line "Exterieur" ose "Interieur", ashtu si ju e shikoni atë, Touran nga jashtë është po aq i mirë sa nga brenda.
Infotainment
App-Connect
Volkswagen-i juaj kthehet në një telefon inteligjent me rrota.
Shërbime të reja e praktike, si dhe aplikacione të dobishme: Kjo është bota e Car-Net. Nëse dëshironi shërbime të personalizuara të navigimit ose lidhjen e automjetit tuaj me telefonin inteligjent: sipas dëshirës, Touran lidhet mirë në rrjet.
Radio dhe navigim
Sa mirë kur mund të zgjedhësh vetë ko-pilotin.
Në makinën tuaj Volkswagen, e përcaktoni ju se çfarë do të ndodhë. Por ka dy radiostacione në zgjedhjen tuaj: me altoparlantë përkatës, teknologji të lehtë për t'u përdorur dhe shumë opsione lidhjesh. Ose merrni një nga dy sistemet opsionale të navigimit, të cilat nga ana multimediale nuk lënë asgjë për të dëshiruar.
Sistemet ndihmëse
ACC & Front Assist
Në rrugë të mbushura plot, ju do të ndjeheni i qetë.
A keni dëshiruar ndonjëherë një asistent, i cili të ketë mendjen tek trafiku për ju? Me sistemin e rregullimit të distancës ACC dhe sistemin e vrojtimit të përfshirë në paketën Front Assist, përfshirë funksionin e frenimit City në rast emergjence, ju do të ndjeheni më të relaksuar në rrugë.
"Side Assist" përfshirë "Lane Assist"
Ruani korsinë dhe gjithashtu fushëpamjen.
Me një paralajmërim në kohë të automjeteve në pjesën anësore dhe të pasme të Volkswagen, ju mund të vlerësoni situatat më mirë dhe të minimizoni rreziqet. Së bashku "Lane Assist" dhe "Side Assist" ju paralajmërojnë jo vetëm vizualisht, por edhe me një lëvizje në drejtim të kundërt.
Efikasiteti
TDI
Përfitoni nga fuqia tërheqëse më e lartë e kombinuar me konsum më të ulët.
Kaloni shumë kohë në rrugë, por dëshironi të mbani të ulët konsumin e karburantit? Motorët tanë TDI me naftë bazohen në teknologjinë Common-Rail dhe janë optimizuar për efikasitet, fuqi dhe performancë.
TSI
Zgjidhni kënaqësinë e udhëtimit bashkë me logjikën.
Motori i benzinës TSI është përzierje e përsosur e performancës dhe kursimit. Edhe me xhiro të ulëta, do të përfitoni shpejtësi maksimale.
Komoditeti
Ndenjëse e integruar për fëmijë
Kështu pasardhësit tuaj mund të ulen të qetë.
Në mënyrë opsionale, ju merrni Touran me deri në dy ndenjëse të integruara për fëmijë. Kështu ne kemi menduar edhe për rehatinë e pasagjerëve të vegjël.
7 ndenjëse
Ju qëndroni fleksibël dhe pasagjerët tuaj të relaksuar.
Familja, miqtë, kolegët: Me deri në shtatë ndenjëse, të gjithë e gjejnë vendin e tyre. Dhe në sajë të "Easy Entry" edhe pasagjerët në rreshtin e tretë udhëtojnë të qetë.