Ndërfaqja telefonike opsionale "Business" ju lejon të bëni telefonata gjatë drejtimit të automjetit. Ajo ofron cilësi veçanërisht të lartë të zërit falë procesorit dixhital të zërit, mikrofonit cilësor në tavan dhe altoparlantëve të automjetit. Lidhja me rrjetin është e mirë edhe në mbulime kritike valësh falë lidhjes me antenën e jashtme.
Pajisjet përfshijnë një mbajtës të posaçëm celulari që mund ta karikojë me induksion smartfonin kompatibël me standardin Qi, pra, pa kabllo. Përveç kësaj, telefonatat e nisura nga jashtë automjetit mund të transferohen në sistem pa duar përmes Bluetooth. Por, mund të vendosni gjithashtu një kartë shtesë SIM me plan tarifor të dhënash në sistemin tuaj të info-argëtimit. Thjeshtë dhe siç e dëshironi.
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.
Faleminderit për mirëkuptimin.