18 mënyrat e relaksimit

Distancë e largët apo e afërt, rrugë me kthesa apo autostradë, me ndenjëset opsionale ergoComfort, uleni mirë dhe të relaksuar. Me 18 profile të ndryshme, ju mund të përshtatni shumë parametra me trupin e drejtuesit dhe të pasagjerit të përparmë: për shembull, pjesët anësore, pjesët e ndenjëses, mbështetësen e këmbëve dhe thellësinë e lartësinë e ndenjëses. Një suport vertebral elektrik ndihmon për çlirimin e muskujve të shpinës. Për komfort ideal, në mot të ftohtë apo të ngrohtë, ndenjëset kanë një kontroll temperature.

Krahas kësaj, funksioni opsional i masazhit ofron tetë programe të ndryshme për çlodhjen, aktivizimin dhe forcimin e muskujve tuaj. Fërkim, pingpong apo valë: Çfarë ju bën të ndiheni mirë? Me nivelet e ngrohjes shtesë, çdo udhëtim kthehet në një trajtim kompakt për mirëqenien tuaj.

Mbyllur