Tiguani juaj tani jua dëgjon fjalën

Nga tani, mund të komunikoni me Tiguanin tuaj në mënyrë më intuitive: Mbani sytë në rrugë dhe shprehni dëshirat tuaja në një dialog të natyrshëm - komandimi intuitiv zanor e bën më të lehtë përdorimin e radios, sistemit të navigimit apo telefonit tuaj. Pa komanda të caktuara. Thjesht thoni atë që dëshironi. Sistemi do t'ju kuptojë. Me komandimin zanor online të We Connect Plus¹⁾  është edhe më mirë.

1) Për përdorimin e shërbimeve We Connect , ju duhet një ID llogarie përdoruesi Volkswagen dhe të regjistroheni tek We Connect me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj. Gjithashtu, duhet të lidhet online një kontratë e veçantë We Connect ose We Connect Plus me  Volkswagen AG. Për We Connect Plus keni 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit për ta regjistruar në www.portal.volkswagen-we.com ose me aplikacionin "Volkswagen We Connect" (i disponueshëm në App Store dhe Google Play Store) dhe të përdorni falas shërbimet për të gjithë kohëzgjatjen e rënë dakord. Përdorimi i shërbimeve celulare online të We Connect mundësohet përmes një lidhjeje të integruar me internetin. Kostot që lidhen me të dhënat në Evropë do të mbulohen nga Volkswagen AG në kuadër të mbulimit me internet, me përjashtim të shërbimeve "Streaming & Internet" si dhe aplikacionet personale In-Car. Për përdorimin e shërbimeve "Streaming &Internet", aplikacioneve personale In-Car si dhe lidhjet WLAN-Hotspot, paketat me pagesë të të dhënave mund të merren nga partneri i jashtëm i komunikimit celular "Cubic Telecom" dhe të përdoren në zonën me mbulim rrjeti në disa vende evropiane. Informacione të mëtejshme për kushtet, çmimet  dhe vendet e mbuluara i gjeni në faqen https://vw.cubictelecom.com. Përdorimi i radios në internet dhe Media-streaming përmes një pajisjeje celulare (p.sh. smartfon) që mund të funksionojë si WLAN-Hotspot, është mënyrë alternative. Në këtë rast, shërbimet përkatëse janë të disponueshme vetëm me kontratë ekzistuese ose të re mes jush dhe operatorit tuaj celular dhe vetëm në mbulimin e rrjetit celular përkatës. Mund të keni kosto shtesë (për shembull, për tarifa roaming) nga shkëmbimi i të dhënave nëpërmjet internetit, në varësi të planit tuaj tarifor celular, dhe sidomos kur jeni jashtë shtetit. Për të përdorur pa pagesë We Connect App, ju nevojitet një smartfon me sistemin e përshtatshëm operativ iOS ose Android dhe një kartë SIM me opsionin e të dhënave me kontratë ekzistuese ose të re mes jush dhe ofruesit tuaj të shërbimit celular.   Disponueshmëria e secilit shërbim We Connect dhe We Connect Plus të përshkruar në paketa, mund të ndryshojë në varësi të shtetit. Shërbimet janë të disponueshme për afatin e kontratës përkatëse dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve të përmbajtjes ose mund të ndërpriten përgjatë periudhës së kontratës. Për më shumë informacion vizitoni faqen www.connect.volkswagen-we.com dhe kontaktoni partnerin e Volkswagen . Për më shumë informacion mbi kushtet e tarifave celulare, ju lutemi, kontaktoni operatorin tuaj celular.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Mbyll menunë

Tiguani i ri

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team