Me kënd. Jo me cepa.
Beetle i ri i ka mbetur besnik linjës së tij, por tani vjen më dallues dhe më sportiv se kurrë. Një karakter i vërtetë që u përshtatet me tipare të shumta personalizuese shoferëve dhe shofereve, por sigurisht jo turmës së gjerë. Tregoni edhe ju profilin tuaj me Beetle.
Kujdes: Kthesa të mprehta.
Me pjesën e tij ballore tepër sportive, Beetle i ri paraqitet tani edhe më i sigurt dhe dëshmon se një linjë e qartë jo gjithmonë është e duhura. Kështu ai kujdeset që kthesat të mos lënë askënd indiferent.
Galeria
Infotainment
Radio dhe navigim
Sa mirë kur mund të zgjedhësh vetë ko-pilotin.
Në makinën tuaj Volkswagen e përcaktoni ju se çfarë do të ndodhë. Beetle i ri vjen në seri me radion "Composition Colour" me tetë altoparlantët, teknologji të lehtë për t'u përdorur dhe shumë opsione lidhjesh. Në mënyrë opsionale janë në dispozicion "Composition Media" dhe funksioni i navigimit "Discover Media", të cilat nga ana multimediale nuk lënë asgjë tjetër për të dëshiruar.
Car-Net "Guide & Inform"
Mos udhëtoni më pa internet.
Në shumë fusha të jetës mund të jetë i dobishëm interneti, po ashtu edhe në makinë. Mbani informacion të përditësuar për të dhënat e trafikut. Kështu që ju mund të planifikoni para ose të ndryshoni rrugën tuaj. Shërbimet opsionale online"Car-Net Guide & Inform" ofrojnë edhe më shumë.
Sistemet ndihmëse
Sensor Blind Spot me sistem ndihmës për dalje nga parkimi
Kështu vetura juaj ju ndihmon gjatë ndryshimit të korsisë dhe gjatë daljes nga parkimi.
Sensori Blind Spot me sistem ndihmës të daljes nga parkimi ju paralajmëron brenda kufijve të sistemit, nëse ndonjë automjetet shfaqet në ndonjë cep të padukshëm. Sensori monitoron zonat përreth dhe prapa makinës tuaj gjatë daljes mbrapsht nga parkimi.
Fenerët Bi-Xenon me dritën e ditës LED
Ata duken mirë. Dhe ju shihni edhe më mirë.
Fenerët e rrumbullakët janë karakteristikë si fytyra e një brumbulli. Sipas dëshirës, ju mund ta pajisni Beetle-in tuaj me fenerët Bi-Xenon. Ata kombinojnë dritat normale dhe dritat e gjata me dritën LED të ngjashme me dritën e ditës, së bashku në një njësi funksionale.
Efikasiteti
BlueMotion Technology
Nëse për ju konsumi i ulët i karburantit është i rëndësishëm.
Nëse zgjidhni një Volkswagen me BlueMotion Technology, ju merrni një model që kontribuon përmes një kombinimi inteligjent në uljen e konsumit të karburantit. Prandaj do ta pëlqeni idenë që Beetle i ri ka si pjesë standarde BlueMotion Technology.
Beetle Denim i ri I parregullt, por në formë.
Jeanslike
Pjesa e brendshme e Beetle Denim tregon anën e vet ekstravagante. Kroskoti në ngjyrë alu-blu mat harmonizohet në mënyrë të përkryer me ndenjëset sportive në dizajnin veprues "Denim". Veshja e ndenjëseve blu ka si karakteristikë në pjesën qendrore qepjen me vija të kuqe dhe të bardha. Panelet anësore janë prej imtimit të lëkurës blu dhe shfaqen me shirita të bardhë. Të bien në sy pjesa mbrapa dhe anësore, që janë pajisur me xhepa elegantë në optikë Denim. Mbështetëset e krahut tek dyert me imitimin e lëkurës "Deep Blue" përshtaten në mënyrë të përkryer. Timoni opsional multifunksional dhe leva e marshit në lëkurë karakterizohen nga qepje kontrastuale në gri argjend. Elementë të ndryshëm të kromuar theksojnë më tepër hapësirën e brendshme.