Dizajn ekspresiv për përditshmërinë tuaj.

T-Roc Design.

T-Roc Design ju jep më shumë liri në dizajn. Disqet prej aliazhi 17 inç janë të disponueshëm në tri ngjyra të tjera. Përveç kësaj, mund të përdorni kombinim të dyfishtë të ngjyrave²  për të tërhequr një vëmendje shtesë, individuale. Elementet prej kromi theksojnë pamjen elegante të T-Roc Design. Ata mund të gjenden, për shembull, si kapëse në grilën me ngjyrë të zezë të radiatorit dhe në pjesët trapezoidale të prapakolpit. Difuzori është i lyer me ngjyrë argjendi si para ashtu edhe mbrapa. 

Kur hyni, ju mirëpret një ndriçim ambienti ²  me ngjyrë të bardhë²&nbsp: Shiritat ndriçues dekorativë, dritat e leximit para e mbrapa dhe ndriçimi i hapësirës së këmbëve krijojnë një atmosferë tejet të këndshme. Për Dash Pad - panelin Design të instrumenteve - mund të zgjidhni midis katër ngjyrave të ndryshme² dhe kështu të dizenjoni ambientin e brendshëm sipas shijes suaj.

Zini vend në sediljet komfort që mund të mbahen në një nga dy variantet e lëkurës "Vienna" me cilësi të lartë. Nga kjo pikënisje e këndshme, mund të telefononi të relaksuar gjatë drejtimit të mjetit nëpërmjet ndërfaqes telefonike.

Keni marrë me vete muzikën tuaj të preferuar në USB? Falë ndërfaqes USB, ajo mund të luhet lehtësisht në altoparlantët e T-Roc Design . Sapo të hyni brenda, nuk ka më mërzitje.

Sidomos gjatë udhëtimeve të gjata, zbulimi i lodhjes mund të jetë një ndihmesë e vlefshme: Sapo regjistron një devijim nga sjellja normale e drejtimit të mjetit¹, sistemi i zbulimit të lodhjes nëpërmjet sinjaleve optike dhe akustike rekomandon një pushim.

Ejani, hipni! Një përvojë e re ngarjeje ju pret.

Brenda kufijve të sistemit.

Pajisje opsionale me tarifim shtesë.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Konfident. Nga fillimi. T-Roc i ri.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team