Mos udhëtoni pa internet.

Connectivity.

Interneti në makinën tuaj Volkswagen quhet Car-Net. Pas saj qëndrojnë shërbime praktike dhe aplikacione të dobishme. Paketa e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform"¹  është në dispozicion sipas kërkesës suaj bashkë me sistemin e info-argëtimit "Discover Media". Me anë të lidhjes me internetin, mund të përdorni të dhëna, aktualiteti i të cilave është vështirë për t'u kaluar. Për shembull, nëse diku ka një bllokim trafiku, ju e mësoni atë online pothuajse në kohë reale. Tepër e rehatshme: Rruga juaj do të përshtatet automatikisht sipas rrethanave. Lëreni Car-Net të bëjë kërkimin dhe ndaloni e zbuloni restorante të shumta tërheqës me një kërkim të veçantë destinacioni online. Edhe vende të tjera me interes për ju mund të gjenden shpejt. Një hotel, një pikë karburanti apo një kinema e hapur. Të dhënat nga interneti japin rezultate argëtuese e të dobishme.

Pajisja opsionale Car-Net App-Connect bën që smartfoni juaj të lidhet lehtësisht me sistemin opsional të radios "Composition Media" (pajisje standard për linjën Sport)  ose, sipas kërkesës suaj, me sistemin e navigimit "Discover Media". Në këtë mënyrë, aplikacionet e përzgjedhura mund të komandohen nga telefoni juaj celular duke përdorur ekranin me prekje. Por avantazhi nuk është vetëm tek përdorimi më i thjeshtë: Aplikacione të shumta mund të përpunojnë informacionin e dhënë nga automjeti për t'ju ofruar funksione të dobishme ose argëtuese shtesë. Volkswagen ofron tri ndërfaqe për lidhjen e smartfonit me shumë opsione: MirrorLink®, Android Auto™ nga Google dhe Apple CarPlay™. Në adresën www.volkswagen.de/infotainment/de/de/mobilephone.html, mund të kontrolloni se cila nga këto teknologji përkon me smartfonin tuaj. Ju lutemi, vini re gjithashtu se disa aplikacione nuk ofrohen për secilën nga tri teknologjitë dhe disponueshmëria e këtyre teknologjive mund të ndryshojë nga vendi në vend. 

Kur është kontrolli i radhës? Dhe sa karburant ka mbetur? Sidomos kur një automjet përdoret nga disa njerëz, është mirë të dini përgjigjen e këtyre pyetjeve dhe atë e keni online. Në sajë të shërbimeve opsionale Car-Net "Security& Service"² (pajisje standard për linjën Sport), gjeni shumë të dhëna për automjetin tuaj në portalin Car-Net ose në aplikacionin Car-Net. Gjithsesi, teknologjia mund të provohet se është e dobishme kur jeni në timon: Nëse sistemi regjistron një aksident, brenda kufijve të tij, fillon automatikisht kontaktin me qendrën telefonike të emergjencave të Volkswagen. Sigurisht që mesazhin e urgjencës mund ta lëshoni në mënyrë manuale, duke shtypur butonin. Nëpërmjet këtij shërbimi telefonate emergjente, në varësi të situatës, është e mundur të kërkoni ndihmë në terren. 

Përdorimi i shërbimeve online Car-Net "Guide & Inform" është i mundur vetëm me pajisjen opsionale "Discover Media". Gjithashtu ju nevojitet një pajisje celulare (p.sh. një smartfon), që ka aftësinë për të funksionuar si WLAN-hotspot. Si alternativë mund të përdoret CarStick opsional dhe një kartë SIM e veçantë me opsionin e të dhënave. Shërbimet "Car-Net Guide & Inform" janë në dispozicion vetëm me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesin tuaj të telefonisë celulare dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet marrjes së paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të tarifimit celular dhe sidomos jashtë shtetit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të madh të të dhënave në kuadër të përdorimit të Car-Net "Guide & Inform" është e rekomanduar një marrëveshje me normë fikse me ofruesin tuaj të kompanisë celulare! Për përdorimin e Car-Net "Guide & Inform" është e nevojshme të lidhet një marrëveshje e veçantë me Volkswagen AG. Pas dorëzimit të automjetit, konsumatori ka 90 ditë kohë për të regjistruar automjetin në www.volkswagen.com/car-net. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform" mund të ndryshojnë në varësi të shtetit. Këto shërbime ofrohen për çdo periudhë të caktuar me kontratë dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për më shumë informacion mbi Car-Net "Guide & Inform", vizitoni faqen www.volkswagen.com/car-net dhe informohuni tek partneri juaj Volkswagen, në lidhje me kushtet e tarifave celulare informohuni tek ofruesi juaj i shërbimit celular.

Për përdorimin e shërbimeve Car-Net Security & Service duhet të lidhet një kontratë e veçantë me Volkswagen AG online. Për të shfrytëzuar plotësisht shërbimet, klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për të regjistruar automjetin në adresën: www.volkswagen.com/car-net. Shërbimi i telefonatës emergjente është i aktivizuar pa regjistrim. Disponueshmëria e shërbimit Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shteteve. Këto shërbime janë të disponueshme për periudhë përkatëse të kontratës të rënë dakord dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve të përmbajtjes përgjatë periudhës kontraktuale. Për të përdorur pa pagesë Car-Net App, është i nevojshëm një smartfon me sistemin operativ iOS ose Android dhe një kartë SIM me opsionin e të dhënave me kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesit tuaj të shërbimit celular. Duke dërguar apo marrë paketa të dhënash nga interneti, në mënyrë të pavarur nga plani juaj tarifor celular, dhe sidomos kur jeni jashtë shtetit, mund të keni shpenzime shtesë (për shembull, tarifa roaming).Për më shumë informacion mbi Car-Net Security & Service, vizitoni www.volkswagen.com/car-net dhe partnerin tuaj lokal të Volkswagen; Informacione mbi kushtet e tarifave celulare i gjeni tek operatori juaj celular.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.

Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Konfident. Nga fillimi. T-Roc i ri.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team