Projektoni interierin sipas shijeve tuaja.

I pëlqeni ngjyrat që rrezatojnë vetëm energji? Atëherë, paketa opsionale e dizajnit "Energetic Orange" është e duhura për ju: Mbulesa e sediljes për pjesën qendrore dhe pjesën e brendshme është protokalli e qeramike - një kombinim rinor dhe i freskët. Dekori me dizajnin 3D "Transition" me ngjyrë Energetic Orange e gri është gjithashtu një karakteristikë absolute e dizajnit. Kjo harmonizohet në mënyrë të përkryer me finiturën e konsolës qendrore me Energetic Orange, kapësen e timonit dhe xhamat e errësuar. Disqet 17 inç "Manila" për T-Cross Life dhe disqet 18 inç "Köln" në Hot Orange për T-Cross Style plotësojnë look-un shumëngjyrësh po aq të suksesshëm sa edhe ambientet e kapakët e pasqyrave të jashtme ngjyrë Energetic Orange.

Përdorimi i shërbimeve online Car-Net "Guide & Inform" është i mundur vetëm me pajisjen opsionale "Discover Media". Gjithashtu ju nevojitet një pajisje celulare (p.sh. një smartfon), që ka aftësinë për të funksionuar si WLAN-hotspot. Si alternativë mund të përdoret CarStick opsional dhe një kartë SIM e veçantë me opsionin e të dhënave. Shërbimet "Car-Net Guide & Inform" janë në dispozicion vetëm me një kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesin tuaj të telefonisë celulare dhe vetëm në mbulimin e rrjetit përkatës celular. Nëpërmjet marrjes së paketave të të dhënave nga interneti, në varësi të tarifimit celular dhe sidomos jashtë shtetit, ekzistojnë kosto shtesë (p.sh. tarifat roaming). Për shkak të volumit të madh të të dhënave në kuadër të përdorimit të Car-Net "Guide & Inform" është e rekomanduar një marrëveshje me normë fikse me ofruesin tuaj të kompanisë celulare! Për përdorimin e Car-Net "Guide & Inform" është e nevojshme të lidhet një marrëveshje e veçantë me Volkswagen AG. Pas dorëzimit të automjetit, konsumatori ka 90 ditë kohë për të regjistruar automjetin në www.volkswagen.com/car-net. Disponueshmëria e shërbimeve Car-Net "Guide & Inform" mund të ndryshojnë në varësi të shtetit. Këto shërbime ofrohen për çdo periudhë të caktuar me kontratë dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve thelbësore. Për më shumë informacion mbi Car-Net "Guide & Inform", vizitoni faqen www.volkswagen.com/car-net dhe informohuni tek partneri juaj Volkswagen, në lidhje me kushtet e tarifave celulare informohuni tek ofruesi juaj i shërbimit celular.

Për përdorimin e shërbimeve Car-Net Security & Service duhet të lidhet një kontratë e veçantë me Volkswagen AG online. Për të shfrytëzuar plotësisht shërbimet, klienti ka 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për të regjistruar automjetin në adresën: www.volkswagen.com/car-net. Shërbimi i telefonatës emergjente është i aktivizuar pa regjistrim. Disponueshmëria e shërbimit Car-Net mund të ndryshojë në varësi të shteteve. Këto shërbime janë të disponueshme për periudhë përkatëse të kontratës të rënë dakord dhe mund t'u nënshtrohen ndryshimeve të përmbajtjes përgjatë periudhës kontraktuale. Për të përdorur pa pagesë Car-Net App, është i nevojshëm një smartfon me sistemin operativ iOS ose Android dhe një kartë SIM me opsionin e të dhënave me kontratë ekzistuese ose të veçantë mes jush dhe ofruesit tuaj të shërbimit celular. Duke dërguar apo marrë paketa të dhënash nga interneti, në mënyrë të pavarur nga plani juaj tarifor celular, dhe sidomos kur jeni jashtë shtetit, mund të keni shpenzime shtesë (për shembull, tarifa roaming).Për më shumë informacion mbi Car-Net Security & Service, vizitoni www.volkswagen.com/car-net dhe partnerin tuaj lokal të Volkswagen; Informacione mbi kushtet e tarifave celulare i gjeni tek operatori juaj celular.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë
Start Video
Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team