Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë
Start Video

Karakteristikat e T-Cross-it të ri nga këndvështrime të ndryshme.

#MoreThan1Thing – gjithashtu mbrapa kuintave.

Hidhni një sy pas kuintave të fushatës së #MoreThan1Thing dhe përjetoni Cara dhe T-Cross-in e ri në të gjitha aspektet. Shumë qejf.

Kaq special mund të jetë çdo ditë.

Paketuar me talent: T-Cross i ri është funksional dhe plot dhunti. Me dizajnin e tij Crossover, opsionet e dizajnit dhe përshtatshmëria e lartë për përdorim të përditshëm, janë kombinim perfekt i variueshmërisë dhe kompaktësisë. Shkurt: Është i gatshëm për thuajse çdo aventurë.

Pamje e fortë me dizajn kompakt Crossover.

Eksterieri

T-Cross i ri kombinon urbanitetin me dizajn funksional: Kofanoja e gjatë dhe grila e gjerë e radiatorit japin një pamje të mrekullueshme. Me karrocerinë kompakte, Allrounder bën figurë të mirë kudo: në qytet, në përditshmëri dhe në terrenet e vështira.

Më shumë info

Individual sa shijet tuaja.

Interieri

Karakteristikat në hapësirën e brendshëm përfshijnë ndriçim ambienti, sedilje pëlhure të cilësisë së lartë, paketat opsionale të dizajnit me tre finitura të ndryshme. Interieri jo vetëm që ofron komfort të një niveli të lartë, por edhe mund të dizenjohet individualisht prej jush.

Më shumë info

Argumente ndriçues. Tashmë me shikim të parë.

Dritat

T-Cross i ri është shumë karizmatik: Me dritat standarde të ditës LED dhe fenerët halogjenë, ju prezanton SUV-City me dritë perfekte. Linja e pajisjeve Style është gjithashtu e pajisur me fenerë LED.

Më shumë info

Rrotullohen për ju: gama e rrotave të T-Cross.

Rrotat

Me cilat rrota T-Cross juaj shkëlqen më shumë, kjo varet plotësisht nga ju. Sepse me gamën e gjerë të gomave* keni fatin të zgjidhni: Rrotat 16 deri 18 inç i japin T-Cross-it tuaj një prekje personale, si p.sh. me disqet e aliazhit 18 inç "Nevada"** ngjyrë të zezë, me sipërfaqe me shkëlqim.

Më shumë info

Pajisjet T-Cross R-Line opsionale.

Theksoni pamjen sportive, ekspresive të T-Cross-it tuaj: Me pajisjet opsionale R-Line i jepni eksterierit më tepër ekspresivitet dhe interierit një ambient plot stil.

R-Line "Exterieur & Interieur"

Ju tregon anën e tij sportive, ekspresive -T-Cross.

Me paketën opsionale R-Line "Exterior & Interior" i jepni T-Cross-it më tepër vetëbesim dhe dinamizëm: Elementet e lukut tipik R-Line përforcojnë sportivitetin, interieri ofron pamje të përgjithshme të harmonizuar me detaje plot stil.

Më shumë info

 

R-Line "Exterieur"

Shkëlqen me karakteristika sportive mahnitëse: Paketa opsionale R-Line Exterieur.

Pajisjet R-Line "Exterior" të T-Cross-it tuaj bindin me elementet sportivë dhe dinamikë të dizajnit si grila e radiatiorit tipike e R-Line dhe parakolpi e prapakolpi specifik i R-Line.

Më shumë

 

Pranoni ngjyrën.

T-Cross i ri është më i shumanshëm se çdo tjetër: Me paketat opsionale të dizajnit "Schwarz", "Energetic Orange" dhe "Bamboo Garden Green" nga linja e pajisjeve Life, i jepni një look të pagabueshëm dhe e ktheni në një ikonë të vërtetë stili.

Paketa e dizajnit "Energetic Orange"

Projektoni interierin sipas shijeve tuaja.

Paketa opsionale e dizajnit "Energetic Orange" është padyshim tërheqëse për syrin. Me përzierjen e suksesshme të ngjyrave të dizajnit të dekorit të përbëra nga Energetic Orange dhe gri, hidheni në ofensivë ngjyrash dhe e ktheni T-Cross-in tuaj në një përcaktues të vërtetë trendi.

Më shumë info

 

Paketa e dizajnit "Schwarz"

Ju e përcaktoni look-un individual të interierit tuaj.

Paketa e dizajnit "Bambus Garden" Ju pëlqejnë ngjyrat e thjeshta dhe stili sportiv? Paketa opsionale e dizajnit "Schwarz" ju përshtatet në mënyrë të përsosur: Me theksa në interier si dekori i zi me shkëlqim dhe gri, çdo udhëtim me T-Cross lë një mbresë të gjatë.

Më shumë

 

Paketa e dizajnit "Bambus Garden"

Një interier sipas shijes tuaj? Po, ju lutem.

**U shkon fiks** atyre që nuk përshtaten. Përzierja e duhur e ngjyrave bën diferencën: Jepini interierit të T-Cross-it tuaj theksat e ngjyrave të dëshiruara. Me panelet qendrore të sediljes e pjesë të brendshme turkuaz, portokalli dhe gri platini, si dhe një dizajn dekori fin me ngjyra të zezë e gri, do ta bëni ambientin e brendshëm tepër tërheqës për syrin.

Më shumë

 

Variante pajisjesh

U shkon fiks atyre që nuk përshtaten.

Konfiguro T-Cross-in e ri sipas ideve tuaja personale dhe zgjidhni mes linjave të pajisjeve T-Cross, Life dhe Style. Cilëndo që të zgjidhni, variantet e pajisjeve plotësojnë kërkesat tuaja për cilësi e komfort.

Style
Life
T-Cross
Style
Life
T-Cross

Komforti që duket e ndjehet.

T-Cross i ri ofron komfort të lartë në linjën e pajisjeve Style dhe shumë karakteristika standarde si fenerët LED, ndihmën në parkim, sediljet sportive komfort dhe disqet spikatëse 17 inç prej aliazhi.

Hipni dhe ndjehuni mirë.

Në linjën e pajisjeve Life do të ndiheni si në shtëpi: Karakteristika si sistemi i ajrit të kondicionuar, dyshemeja e madhe e hapësirës së bagazhit, timoni multifunksional si dhe monitori multifunksional "Plus" kthejnë çdo udhëtim në një përvojë të këndshme.

I mahnitur si standard.

Edhe me linjën e pajisjeve bazë T-Cross mund t’ju sigurojë një nivel të lartë cilësie: Shumë karakteristika, si sedilja e pasme variable, radioja standard "Composition Colour", asistenti i ruajtjes së korsisë "Lane Assist" dhe sistemi i telefonatës emergjente eCall kontribuojnë për komfortin e sigurinë tuaj.

Spontaniteti është gjithmonë një plan i mirë.

Jeni më tepër tip spontan? Atëherë T-Cross-i i ri është bashkëshoqëruesi ideal për udhëtimet tuaja. Falë mbështetëses së palosshme e të spostueshme të sediljes mbrapa, ka plot hapësirë që u përshtatet me fleksibilitet nevojave tuaja. Kroskoti juaj dixhital: Active Info Display, inovativ dhe modern që mund ta merrni sipas kërkesës. Ju tregon të dhënat e udhëtimit dhe afishon vizualisht sistemet e asistencës së drejtuesit.

Sediljet mbrapa

Qëndroni fleksibël edhe në lëvizje.

T-Cross tregon një shumanshmëri të jashtëzakonshme falë sediljes së pasme të spostueshme e të palosshme dhe hapësirës së shtuar për këmbët. Në terma konkretë, kjo nënkupton më shumë hapësirë për ju dhe pasagjerët, më shumë hapësirë magazinimi për të gjithë.

Më shumë info

 

Sediljet para

Komforti siç e dëshironi ju.

Mjafton të qëndroni ulur: Mbështetja ospionale lumbare mbron shpinën tuaj, sidomos në udhëtimet e gjata. Dhe sedilja e pasme e palosshme e T-Cross-it tuaj është thjesht praktike: Ofron hapësirë të dobishme ruajtjeje për bagazhet dhe çantat e blerjeve.

Më shumë  info

 

Hapësira

Më shumë hapësirë për fleksibilitetin tuaj.

Dëshironi më tepër hapësirë të lirë? Mund ta keni: Me ambientin e brendshëm të shumanshëm dhe volumin e madh të bagazhit, T-Cross ofron vend të bollshme për pasagjerët, bagazhet dhe aktivitetet spontane.

Më shumë info

 

Active Info Display

Shikoni pikërisht informacionin që dëshironi.

Analogu i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni instrumentet rrethore me ekran me rezolucion të lartë. Inovativi e moderni Active Info Display mund t'ju japë informacione që shkojnë përtej matësit të shpejtësisë dhe treguesit të karburantit.

Më shumë info

 

Rezolucioni i lartë emocional.

Gjatë ngarjes së makinës keni nevojë për informacion të përditësuar për trafikun, dëshironi të arrini në destinacionin tuaj nëpërmjet navigimit apo thjesht dëshironi të dëgjoni muzikë- T-Cross-i ju ofron mundësi të ndryshme për ta përdorur teknologjinë moderne në mënyrë të përshtatshme dhe të pa komplikuar.

Argëtimi dhe navigimi në një nivel të lartë.

Radioja

Një radio dhe një navigator i besueshëm janë detyrim absolut për ju? Mirë atëherë. Radioja dhe sistemi i navigimit tek T-Cross do t'ju përkëdhelin gjatë udhëtimit me ekranin me ngjyra, me prekje, me deri gjashtë altoparlantë dhe shumë opsione lidhjeje. Sistemi i navigimit "Discover Media" mahnit me ekranin 20,3 cm (8 inç) dhe navigimin intuitiv që mund ta plotësoni me informacione në kohë reale falë shërbimeve të dobishme online Car-Net.

Më shumë info

Lidhu me gjithçka që të intereson.

Connectivity

Me smartfonin jeni thuajse gjithmonë online. Pse jo me T-Cross-in tuaj? Car-Net "Guide & Inform" e bën përditshmërinë tuaj më të thjeshtë dhe ju çon në destinacion në mënyrë më të relaksuar. Shumë shpejt, nuk do të dëshironi t'ju mungojnë informacionet e dobishme në kohë reale si dhe funksionet praktike. Dhe me Volkswagen Connect App, mund të mbani gjithmonë një sy tek të dhënat e rëndësishme të automjetit për T-Cross-in tuaj.

Më shumë info

Ju lehtëson komunikimin.

Telefonia

Më shumë Power për celularin, tabletin dhe MP3-Player. Lidhni pajisjet tuaja lehtësisht nëpërmjet portës USB të integruar. Celularët me standardin Qi mund t'i karikoni lehtësisht: Thjesht vendoseni celularin në vendin përkatës të kroskotit dhe shpejt ai do të jetë plot me bateri nëpërmjet karikimit induktiv.

Më shumë info

Në parajsën e tingullit: me Beats dhe Apple Music.

Muzika

Shijoni muzikën tuaj të preferuar me Apple Music në T-Cross-in e ri: Keni një përzgjedhje prej më shumë se 50 milionë këngësh për stream! Apple Music është në dispozicion deri 6 muaj falas* - offline dhe online. Dhe kjo në lidhje me sistemin e fuqishëm të zërit "beats". Në këtë mënyrë sigurohet tingulli i përsosur.

Më shumë info

Kërcen jashtë radhe, por jo jashtë korsisë.

Sistemet të asistencës së drejtuesit tek T-Cross-i juaj kontribuojnë për drejtim më të rehatshëm të automjetit dhe mund t'ju ndihmojnë të menaxhoni situatat kritike apo t'i shmangni ato plotësisht. Madje, ndonëse nuk do ta vini re gjithmonë këtë teknikë, është ndjesi e mirë ta dini se ekziston.

Siguria
Ngarja e makinës
Parkimi
Siguria
Ngarja e makinës
Parkimi

5 yjet e saj ju japin siguri.

Në testin Euro NCAP, automjetet e reja testohen në mënyrë të vështirë: me teste përplasjeje, por edhe me shumë teste të tjera që kontrollojnë sigurinë aktive dhe pasive. Pra, është qetësuese të dini që T-Cross fitoi 5 yje dhe kështu vlerësimin më të lartë*. Kjo e bën atë një nga makinat më të sigurta në klasin e vet.
* Burimi: Euro NCAP, informacione të mëtejshme http://www.euroncap.com

Ju lutemi, mos u zini se kush do ta ngasë makinë.

Do të argëtoheni shumë me ngarjen e T-Cross-it të ri. Për këtë mund të kontribuojnë edhe sistemet praktike të asistencës, të cilat jua lehtësojnë punët dhe janë të rehatshëm për ju. Për shembull, trajtoni veten me më shumë komfort në udhëtimet e gjata dhe lejoni t’ju ndihmojnë në trafik.

Ngarja e makinës është argëtuese. Tani edhe parkimi.

Parkimi mund të jetë një torturë.
Është e mira të dini që T-Cross ka sistemet opsionale të asistencës në parkim që ju ndihmojnë dhe e kthejnë procesin e parkimit në një lojë fëmijësh.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team