Për variantet e modelit Polo janë të disponueshëm asistentët e mëposhtëm të parkimit:
Park Assist Asistenti për dalje nga parkimi
Park Assist-i opsional jo vetëm që të tregon gjatë kalimit nëse një vendparkim është mjaftueshëm i madh – ai të ndihmon edhe gjatë parkimit. Deri në një shpejtësi prej 40 km/h, ai kërkon vende parkimi paralele, ndërsa vende parkimi tërthore deri në 20 km/h. Pasi të kesh zgjedhur një vendparkim, ti nis procesin e parkimit. Gjatë këtij procesi, Park Assist merr përsipër drejtimin e timonit. Ti duhet vetëm të përdorësh gazin, ndërrimin e marsheve dhe frenën, si dhe të mbikëqyrësh procesin. Nga vendparkimet paralele, Park Assist mund të ndihmojë gjithashtu edhe për daljen nga parkimi.
Shënim ligjor nga Volkswagen
Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie.