Sa emocionuese mund të jetë siguria! Polo e re jo vetëm që është rritur në mënyrë të ndjeshme, por edhe bind me dizajnin e ri dinamik. Siguria shtesë ofrohet nga sistemet standarde të asistencës, si për shembull, sistemi i monitorimit të ambientit "Front Assist" duke përfshirë funksionin e frenimit emergjent City e detektimin e këmbësorëve.
Nis Video
Mbrojtje e gjithanshme. Bukuri e gjithanshme. Polo e re do të kujdeset për ju. Me më tepër asistentë sigurie se paraardhësi i saj, ajo mban gjithmonë një sy tek gjithçka që ndodh përreth jush. Më tërheqësja është ajo vetë. Dizajni krejtësisht i ri me vijën anësore të ulët, sipërfaqet dinamike dhe dritat e projektuara rishtazi siguron gjithçka në vetvete. Në çdo tur.
Nis Video
Pajisje & Dizajn Polo e re: e besueshme, e sigurt dhe sportive. Me gjuhën e saj të qartë të formës dhe linjat elegante, ajo është ekuilibri perfekt mes dizajnit dhe funksionit. Ajo bind me komfortin, sigurinë dhe karakteristikat moderne. Shkurt: Polo ju bën që ta dashuroni udhëtimin me të.
Galeria
Polo e re: Perspektiva 360 gradë
Infotainment Dëshironi të bëni telefonata gjatë drejtimit të automjetit, keni nevojë për informacion të përditësuar mbi trafikun, dëshironi të arrini në destinacion nëpërmjet navigimit apo thjesht dëshironi të dëgjoni muzikën tuaj - Polo juaj ju ofron një larmi zgjedhjesh për përdorim të teknologjisë moderne në mënyrë komode dhe të pa komplikuar.
Sistemet ndihmëse Sistemet inteligjente të asistencës së shoferit në Polo-n tuaj kontribuojnë për komfort më të madh ngarieje dhe për trajtimin ose shmangien e situatave kritike shumë mirë. Edhe nëse ju nuk e vini re gjithmonë këtë teknikë, është ndjesi e mirë ta dish që ekziston.
Siguria ka nevojë për shumë ndihmës.
Siguria
Ndonjëherë ndodh diçka e pa parashikuar në trafik. Më pas, Polo e re mund t'ju ndihmojë.
Komoditeti Do të mahniteni se sa kënaqësi është të drejtoni Polo-n tuaj të re. Falë pajisjeve të rehatshme, ju mund të uleni në mënyrë komode në distancat e largëta dhe të mbroni shpinën tuaj. Ju mund ta përcaktoni individualisht klimën e dëshiruar të udhëtimit me sistemin opsional të kondicionimit të ajrit "Climatronic" (seria Highline).
Shikoni me kujdes informacionin që dëshironi.
Active Info Display
Sistemi analog i përket të djeshmes. Nëse dëshironi, ndërroni kroskotin klasik me tuba me një ekran me rezolucion të lartë. Pajisja inovative dhe bashkëkohore Active Info Display mund t'ju japë informacion përtej matësit të shpejtësisë dhe atij të karburantit.