Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Mbyll menunë

27.4.2021 Volkswagen ID.4 shpallet "Makina e Vitit 2021"

Volkswagen ID.4 u shpall  "Makina e Vitit 2021" në eventin ndërkombëtar  World Car Awards.

Kriteri për pjesëmarrjen në këtë event është numri i lartë i prodhimit, i cili duhet të kalojë 10,000 njësi në vit, si dhe tregtimi i saj në të paktën 2 kontinente.

Juria, e përbërë prej 90 gazetarësh nga e gjithë bota, vlerësoi impaktin ekologjik, si dhe tiparet inovative të ID.4. Një detaj që tërhoqi vëmendjen ishte edhe ekrani inovator, i cili mund të projektojë informacione të rëndësishme në xhamin e përparmë. Shoferi e sheh këtë informacion si një imazh tre-dimensional, të shkallëzuar në një distancë të dukshme përpara automjetit. Kjo do të thotë që ekrani është i integruar në mënyrë të përsosur me botën e jashtme. Kur Adaptive Cruise Control (ACC) është aktiv, automjeti përpara ID.4 identifikohet dhe theksohet në ekran duke ndriçuar, duke mundësuar që automjeti të mbajë distancën e kërkuar.

ID.4 gjithashtu vendos standardet e reja në digjitalizim. Në këtë mënyrë, makina mund të marrë përditësime të rregullta dhe funksione të reja automatikisht. Volkswagen është ofruesi i parë, i cili bën të mundur që automjeti të jetë gjithnjë i përditësuar.

Në edicionin e 17-të të çmimit "Makina e Vitit", ID.4 vazhdon historinë e suksesit të Volkswagen në këtë konkurs, duke u mirëpritur nga shtypi ndërkombëtar, si dhe nga klientët. Volkswagen ka në plan të ofrojë rreth 150,000 ID.4 në mbarë botën këtë vit. Volkswagen ka si synim të sjellë çdo vit të paktën një model të ri tërësisht elektrik.

Për shkak të pandemisë COVID 19, ceremonia e ndarjes së çmimeve të World Car Awards u zhvillua online këtë vit. Ju ftojmë ta ndiqni në    YouTube.com/worldcartv.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team