Menu
Mbyll menunë

12.1.2021 Golf edhe një herë makina e preferuar e gjermanëve dhe evropianëve në vitin 2020

Vitin e shkuar, me rreth 312,000 dërgesa Golfi përsëri u shpall makina më e shitur në Europë.
"Në vitin 2020, Golfi qëndron përsëri në vendin që i përket," u shpreh Ralf Brandstätter, CEO i Volkswagen Makina Pasagjerësh.

 

"Me Golfi 8 e ri jemi duke vazhduar historitë e suksesit të gjeneratave të shkuara. Makina vazhdon të vendosi standarte teknike të shumë dimensioneve," u shpreh Brandstätter. "Pasi shpërthimi I coronavirus në pranverë turbulloi nxjerrjen në treg që sapo kishte filluar, Golfi filloi të kthehej aty ku e kishte lënë.

Veçanërisht, disponueshmëria e të gjithë derivative të modelit, si GTI, GTD dhe GTE, i dhanë Golfit një erë të dytë në 3 mujorin e 3," vazhdoi Brandstätter. Kontribut të madh dha edhe kërkesa tepër e lartë për versionet hibride. Në fund të vitit të shkuar, 1 në 3 Golf ishte hibride. Tregues i vrullit është edhe fakti që nga 312,000 makina në total, 179,000  dolën në rrugë vetëm në gjysmën e dytë të vitit.

Në fund të vitit, Golfi ishte shumë lart në statistikat e regjistrimeve në Gjermani, ndjekur nga dy modele të tjera Volkswagen, Tiguan dhe Passat. Vendi më i lartë për konkurentët ishte vendi i 4.

Golfi unanimisht është emëruar edhe makina më e mire në klasin kompakt nga shtypi i tregut gjerman dhe fitoi të 16 testet krahasuese në revistat Auto Motor und Sport, Auto Bild dhe  Auto Zeitung. "Dua të falenderoj të gjithë klientët që na kanë dhënë besimin. Por mirënjohja ime gjithashtu shkon për të gjithë skuadrën tone që ka bërë një punë ekselente në kushte të vështira të krizës së coronavirus," u shpreh Brandstätter.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team