E ardhmja është elektrike.

2018-07-10

Volkswagen pritet të prezantojë platformën 'car-sharing' tërësisht me makina elektrike.

 

Volkswagen do të startojë shëbimin e vet 'car-sharing' vetëm me makina elektrike të quajtur WE. Kjo platformë pritet të hidhet fillimisht në tregun Gjerman duke filluar nga viti tjetër e më pas do të vijojë të zgjerohet në qytete të tjera Europiane, në Amerikën e veriut dhe Azi, por kjo vetëm nga fillimi i 2020. E gjithë flota do të jetë rigorozisht elektrike.

"Ne jemi të bindur në potencialin e e tregut 'car-sharing'" shprehet Jürgen Stackmann Drejtori i bordit për shitjen pranë grupit Volkswagen. "Kjo është arsyeja përse ne po hyjmë në këtë treg me një koncept të plotë duke prekur të gjithë nevojat për lëvizshëmri, nga udhëtimet e shkurtra deri tek udhëtimet e gjata të pushimeve."

Koncepti WE është më tepër se thjesht car sharing. Platforma e makinave WE, do të përqëndrohet fillimisht në 'car sharing', por më pas do të përfshijë edhe metoda të tjera transporti si prsh skuterat.

Në këtë drejtim Volkswagen paraqiti dy modele e-scuter të quajtura Streetmate dhe Cityskater.