Funksionet bazë
Funksionet themelore, si shërbimi i thirrjes së emergjencës dhe sistemi ligjor i përcaktuar i thirrjes së emergjencës eCall, janë në dispozicionin tuaj pa lidhjen e një kontrate të veçantë të We Connect. Nëse doni të transmetoni funksionet e zgjedhura të personalizuara nga njëri automjet tek tjetri, atëherë ju nevojitet një Discover Media ose Discover Pro. Për më tepër ju nevojitet një llogari përdoruesi Volkswagen ID dhe duhet të regjistroheni me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin te We Connect.
We Connect
Hyrja juaj në botën e shërbimeve dixhitale të Volkswagen, si dhe lidhja direkte me automjetin tuaj: me We Connect Volkswagen juaj është i përgatitur për konektivitet. Pas një aktivizimi të vetëm, mund të përdorni falas shumë shërbime online ndihmëse dhe inovative.
Për përdorimin e këtyre shërbimeve falas duhet lidhur online një kontratë e veçantë e We Connect me Volkswagen AG.
Shërbimi | Aktivizimi | Kushtet teknike |
---|---|---|
Thirrja në rast avarie | We Connect | Serie |
Statusi i automjetit | We Connect | Serie |
Dyert dhe ndriçimi | We Connect | Serie |
Njoftimi automatik i aksidenteve | We Connect | Serie |
Raporti i gjendjes së automjetit | We Connect | Serie |
Të dhënat e udhëtimit | We Connect | Serie |
Pozicioni i parkimit | We Connect | Serie |
Planifikimi i datave të servisit | We Connect | Serie |
1) I disponueshëm vetëm me sistemin opsional të navigimit "Discover Pro" dhe në lidhje me aplikacionin We Connect. Në fillim, për "Passat" dhe "Arteon" janë në dispozicion pesë çelësa për celular pa pagesë dhe për "Golf", pas blerjes së funksion, janë në dispozicion gjithashtu pesë çelësa për celular. Çelësat për celular mund të aktivizohen brenda 4 viteve të para pas lidhjes së kontratës me We Connect. Transferimi i mëtejshëm i një çelësi për celular kërkon një verifikim të identitetit të dërguesit të çelësit nëpërmjet procedurës Volkswagen Ident. Pas instalimit në një smartfon të pajtueshëm, çelësi për celular ka një vlefshmëri prej një viti në pajisjen e lidhur.
We Connect Plus
E gjithë bota e shërbimeve dixhitale të Volkswagen e sjell konektivitetin në një nivel të ri: Me Volkswagen ID tuaj dhe aktivizimin e "We Connect Plus" keni në dispozicion funksionet shtesë inteligjente: nga navigimi inteligjent me informacione në kohë reale përmes shërbimeve "Transmetimi i mediave" dhe "Radio interneti" deri te përdorimi i smartfonit tuaj si telekomandë. Për më shumë komoditet dhe argëtim.
Për përdorimin e këtyre shërbimeve duhet lidhur online një kontratë e veçantë për "We Connect Plus" me Volkswagen AG. Për We Connect Plus ju keni 90 ditë kohë pas dorëzimit të automjetit, për ta regjistruar automjetin te portal.volkswagen-we.com dhe për t'i përdorur shërbimet për të gjithë kohëzgjatjen e afatit fillestar pa pagesë (në varësi nga pajimi i mjetit: për shembull 1 vit / Discover Media dhe Ready 2 Discover, ose 3 vite/ Discover Pro).
Shërbimi | Kategoria | Aktivizimi | Kushtet teknike |
---|---|---|---|
Njoftimi i zonës | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | - |
Njoftimi i shpejtësisë | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | - |
Boria dhe sinjalet | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | - |
Alarmi online kundër vjedhjes | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | Alarmi kundër vjedhjes |
Komandimi online i ajrimit | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | Golf i ri, i disponueshëm vetëm për fuqitë motorike të përzgjedhura, ka nevojë për një kapacitet të mjaftueshëm të baterisë |
Sistemi qendror online i ngrohjes | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | Sistemi qendror i ngrohjes |
Mbyllja dhe hapja 1) | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | - |
Kohët e nisjes | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | Automjet elektrik dhe elektrohibrid |
Klimatizimi | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | Automjet elektrik dhe elektrohibrid |
Karikimi | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | Automjet elektrik dhe elektrohibrid |
Komandimi online me zë | Funksionet e automjetit | We Connect Plus | Discover Media, Discover Pro ose Ready 2 Discover pas aktivizimit me sukses të navigimit nëpërmjet "We Upgrade"; Komandimi me zë |
Radio interneti 2) | Streaming & Internet | We Connect Plus | Ready 2 Discover, Discover Media ose Discover Pro; Paketa "Streaming & Internet" |
Transmetimi i mediave 2)3) | Steaming & Internet | We Connect Plus | Ready 2 Discover, Discover Media ose Discover Pro; Paketa "Streaming & Internet" |
Pika e lidhjes Wi-Fi 2) | Streaming & Internet | We Connect Plus | Ready 2 Discover, Discover Media ose Discover Pro; Paketa "Streaming & Internet" |
Online-Informacione online mbi trafikun | Navigimi | We Connect Plus | Discover Media, Discover Pro ose Ready 2 Discover pas aktivizimit me sukses të navigimit nëpërmjet "We Upgrade" |
Llogaritja online e itinerarit | Navigimi | We Connect Plus | Discover Media, Discover Pro ose Ready 2 Discover pas aktivizimit me sukses të navigimit nëpërmjet "We Upgrade" |
Pikat e karburantit dhe Stacionet e karikimit | Navigimi | We Connect Plus | Discover Media, Discover Pro ose Ready 2 Discover pas aktivizimit me sukses të navigimit nëpërmjet "We Upgrade" |
Përditësimi online i hartave | Navigimi | We Connect Plus | Discover Media, Discover Pro ose Ready 2 Discover pas aktivizimit me sukses të navigimit nëpërmjet "We Upgrade" |
Vendet e parkimit | Navigimi | We Connect Plus | Discover Media, Discover Pro ose Ready 2 Discover pas aktivizimit me sukses të navigimit nëpërmjet "We Upgrade" |
Importi online i destinacionit | Navigimi | We Connect Plus | Discover Media, Discover Pro ose Ready 2 Discover pas aktivizimit me sukses të navigimit nëpërmjet "We Upgrade" |
1) Shërbimi "Mbyllja dhe hapja" ka lidhje me sigurinë dhe kërkon një verifikim të identitetit duke përdorur procedurën Volkswagen Ident. Identiteti juaj verifikohet nga një partner i Volkswagen ose përmes videobisedës.
2) Për përdorimin e shërbimeve "Streaming & Internet" dhe të pikës së lidhjes Wi-Fi nevojiten vëllime shtesë të dhënash celulare që mund të blihen përmes paketave me pagesë të të dhënave celulare nëpërmjet partnerit të jashtëm të telefonisë celulare "Cubic Telecom" dhe që mund të përdoren në hapësirën e mbulimit të rrjetit brenda shumë vendeve evropiane. Informacione për çmimet dhe vendet që mbështeten gjeni në adresën https://vw.cubictelecom.com. Si alternativë, ekziston mundësia e lidhjes individuale me të dhëna celulare përmes një pajisjeje celulare (Tethering me smartfon) sipas kontratës aktuale të telefonisë celulare apo një kontrate që lidhet më vete ndërmjet jush dhe ofruesit tuaj të telefonisë celulare dhe që përdoret vetëm brenda mbulimit të rrjetit përkatës të telefonisë celulare. Me harxhimin e paketave të të dhënave celulare nga interneti mund të lindin kosto shtesë për ju (p.sh. tarifime për Roaming), në varësi të tarifave përkatëse celulare dhe në veçanti gjatë përdorimit jashtë vendit.
3) Përdorimi kërkon një llogari te një shërbim përkatës Streaming.
Shkarkimi i aplikacionit We Connect
Përjetoni të gjitha avantazhet e "We Connect" dhe Car-Net në një aplikacion. Thjesht shkarkoni aplikacionin "We Connect" për sistemin operativ të smartfonit tuaj dhe lidheni me Volkswagen tuaj.