Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Mbyll menunë

E gjithë bota e Car-Net në Touareg tuaj

E gjithë bota e Car-Net në Touareg tuaj

I lidhur plotësisht në rrjet. Touareg.

Interneti dhe rrjetet elektronike janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme, kështu që përse të mos ta keni dhe në makinën tuaj? Prandaj në Touareg, shërbimet online me celular të Car-Net ofrohen si standard pas aktivizimit dhe kalojnë në një nivel krejt tjetër: konektiviteti maksimal.

Always on

Përjetoni konektivitetin

Një kartë eSIM e instaluar ju siguron aksesin për internetin - dhe në këtë mënyrë botën e shërbimeve online me celular të Car-Net. Kështu ju qëndroni gjithmonë i informuar me informacionet më të fundit dhe shijoni argëtimin pa ndërprerje. 

Komoditeti

Në mënyrë të relaksuar përmes jetës së përditshme

Me Car-Net jeni i informuar më mirë dhe në mënyrë më të shpejtë. Mbërrini të relaksuar dhe në mënyrë komode në destinacion, gjatë kohës kur - duke u përshtatur në gjendjen aktuale të trafikut - ndiqni itinerarin. Nëse dëshironi mund të lexoni lajmet gjatë kohës së udhëtimit, të dëgjoni stacionin tuaj të preferuar falë Radio interneti edhe jashtë zonës së transmetimit dhe në fund kurseni kohë gjatë kërkimit të vendit të parkimit, duke u udhëzuar direkt në një vend të lirë parkimi në një parking ose në një hapësirë publike parkimi në destinacion. 

Në kohë reale

Gjithmonë një hap përpara

Përfitoni nga një llogaritje inteligjente dhe parashikuese të itinerarit dhe bëjeni navigimin tuaj edhe më efikas. Tashmë përpara fillimit të udhëtimit itinerari juaj përditësohet në kohë reale nëpërmjet serverit të trafikut dhe përshtat në mënyrë të vazhdueshme fluksin e trafikut. Në mënyrë që të mbërrini gjithmonë në destinacion në rrugë optimale.

Siguria

Është mirë për ta ditur që vjen ndihma në rast emergjence

Thirrja e emergjencës që vendoset automatikisht në centralin e thirrjes së emergjencës së Volkswagen gjatë hapjes së jastëkut të ajrit ose rripit të sigurimit, tregon, se sa e rëndësishme mund të bëhet lidhja inteligjente në rrjet në rast emergjence. Edhe me thirrjen për avari, për njoftimin automatik të aksidentit dhe sistemin e alarmit online kundër vjedhjes, "Security & Service" kujdeset gjatë gjithë kohës për sigurinë tuaj. 

Argëtimi

Sjell aplikacionin tuaj në automjet

Në Touareg mund të lidhni smartfonin tuaj me sistemin e informimit dhe argëtimit falë App-Connect dhe të përdorni shumë aplikacione gjatë udhëtimit. Volkswagen Media Control i lejon pasagjerëve të saj për të përcaktuar së bashku programin e pajisjes celulare. 

Guide & Inform Premium

Kërkoni për destinacionet relaksuese në mjedisin tuaj, merrni informacionet më aktuale të trafikut direkt nga interneti dhe shumë të tjera. Në paketën ekskluzive "Guide & Inform Premium" për Touareg shërbimet e reja të Radio interneti dhe Radio Hybride ofrojnë argëtim pa kufij në automjet.  Falë llogaritjes online të itinerarit, pamjes së qytetit në 3D në qytetet e zgjedhura, hartave satelitore dhe përditësimit online të materialit të hartave navigimi bëhet akoma më inteligjent dhe më i qartë. Lajmet aktuale jo vetëm që mund t'i shfaqni, por tani edhe mund t'i lexoni në mënyrë më komode.

Radio interneti & Radio Hybrid

Argëtim pa kufij

S'ka rëndësi se ku ndodheni - në stacionin e radios suaj të preferuar dhe podkaste juve nuk ju duhet më të hiqni dorë falë Radio interneti.. Nëse ju largoheni nga zona e transmetimit gjatë sinjalit konvencional të radios, atëherë funksioni i Radios Hybrid ndryshon automatikisht nga sinjal tokësor në transmetim interneti. Dhe lejon stacionin tuaj të preferuar të transmetojë pa ndërprerje. 

Për të shijuar shërbimet e Radio interneti & Radio Hybrid duhet të blihen paketa të dhënash për kartën eSim ose të përdoret një lidhje individuale të dhënash.

Navigimi inteligjent

Mbërrini të relaksuar

Touareg jua bën navigimin edhe më inteligjent e të qartë. Llogaritja online e itinerarit gjen me ndihmë të parashikimeve të vazhdueshme që nga fillimi itinerarin optimal dhe ju ndihmon të mbërrini i relaksuar. Mundësitë e paraqitjes së pamjes së qytetit me rezolucion të lartë në 3-D dhe hartat satelitore fotorealiste premtojnë një përjetim të ri të navigimit dhe orientimin më të mirë. 

Pikëlidhja Wi-Fi

Lidhja në mënyrë komode

Veçanërisht në udhëtime të gjata me makinë askush nuk dëshiron më të heqë dorë nga përparësitë e internetit. Touareg ju ofron një pikëlidhje të integruar Wi-Fi dhe ju mundëson juve dhe pasagjerëve tuaj përdorimin e një lidhjeje interneti - s'ka rëndësi, nëse duhet dërguar një email, duhet transmetuar një film ose duhet pyetur për gjendjen aktuale të lojës së ekipit të preferuar: Lundroni të relaksuar me deri në 8 pajisje celulare. Për të përdorur pikën e lidhjes Wi-Fi duhet të blihen paketa të dhënash për kartën eSim ose të përdoret një lidhje individuale të dhënash.

Security & Services

Me "Security & Service" jeni më komod gjatë rrugës. Paketa e shërbimeve të Car-Net ju ofron akses në lëvizje për funksionet e rëndësishme të automjetit dhe lidh fleksibilitetin dhe transparencën për më shumë komoditet. Qoftë planifikim i datës së servisit, njoftim automatik i aksidentit, thirrje për avari, sistem qendror online i ngrohjes ose sistem i alarmit online kundër vjedhjes: Shërbimet tuaja personale ju mbështesin pothuajse në çdo situatë dhe ju pajisin me të gjitha informacionet e rëndësishme për lëvizshmërinë tuaj.

Shërbimi i thirrjes së emergjencës

Për ju aty

Shërbimi i thirrjes së emergjencës ju ofron ndihmë në rast emergjence. Sepse në rastin e aksidenteve të rënda, për shembull me hapjen e jastëkut të ajrit, ndihma thirret automatikisht. Nëse Volkswagen regjistron një aksident, shërbimi dërgon një thirrje emergjence drejt centralit qendror të Volkswagen, i cili e merr thirrjen dhe e përcjell më tej te shërbimi i shpëtimit. Përveç kësaj keni edhe mundësinë të thërrisni për ndihmë me prekjen e një butoni. 

Planifikimi i datave të servisit

Servisi ynë: përshtatet për ju në mënyrë të përkryer

Për t'ju ndihmuar të përjetoni kënaqësi maksimale në drejtim, Volkswagen ju ndihmon të bashkërendoni takimet për servis. Sapo të ketë një rast mirëmbajtjeje në pritje, të dhënat do të përcillen nga Volkswagen tuaj te partneri juaj i shërbimit të preferuar. Në vijim do të kontaktoheni nga ofiçina juaj dhe mund të lini me lehtësi një takim. 

Alarmi online kundër vjedhjes

Sistem alarmi, nëse ndodh diçka

Mbështetuni i relaksuar, sepse Volkswagen juaj mund të kujdeset për veten. Në rast tentative për grabitje, mund të merrni njoftim nga aplikacioni Volkswagen We Connect në smartfon ose përmes emailit dhe të viheni në dijeni për rrethanat konkrete të incidentit.

Sistemi qendror online i ngrohjes

Përdorimi i sistemit të ngrohjes përpara nisjes së udhëtimit

Me shërbimin "Sistemi qendror online i ngrohjes" ngrohni në mënyrë të rehatshme hapësirën e brendshme të automjetit tuaj me anë të aplikacionit We Connect ose portalit We Connect. Thjesht programoni kohën e nisjes për udhëtimin tuaj të radhës ose krijoni një plan praktik javor - dhe sistemi juaj i ngrohjes do t'ju përshtatet më së miri.

Këshillë: Vetëm në kombinim me ngrohësin opsional dytësor. 

Touareg juaj është kudo nën kontroll

Shkarkimi i aplikacionit We Connect

Lidhuni me Touareg tuaj: Përjetoni të gjitha avantazhet e Car-Net në një aplikacion.

Shkarkimi në App Store 

Shkarkimi në Play Store 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team