Shërbimet Security & Service, shërbimi i thirrjes së emergjencës
Gjithmonë aty për ju. Me siguri.
Shërbimi i thirrjes së emergjencës ju ofron ndihmë në rast emergjence. Sepse në rastin e aksidenteve të rënda, për shembull me hapjen e jastëkut të ajrit, ndihma thirret automatikisht. Nëse Volkswagen regjistron një aksident, shërbimi dërgon një thirrje emergjence drejt centralit qendror të Volkswagen, i cili e merr thirrjen dhe e përcjell më tej te shërbimi i shpëtimit. Përveç kësaj keni edhe mundësinë të thërrisni për ndihmë me prekjen e një butoni.
- Transmeton të dhëna të rëndësishme te centrali i thirrjes së emergjencës së Volkswagen, për të mundësuar një përkujdesje të shpejtë dhe personale
- Kujdeset për përkujdesje personale derisa të jepet ndihma në vend
- Mund të përdoret në rastin e aksidenteve të pjesëmarrësve të tjerë në trafik
- Tashmë është aktiv pa regjistrimin pas dorëzimit të automjetit
Shërbimet Security & Service Basic
Është qetësuese kur makina kontrollohet vetë
Raporti i gjendjes së automjetit informon për shembull përpara një udhëtimi për statusin aktual të automjetit. Ai liston sinjalet paralajmëruese ekzistuese dhe rastet e ngutshme ose të vonuara të mirëmbajtjes dhe i arkivon ato. Përveç kësaj, tregohet gjendja aktuale e sistemeve të asistencës së automjetit.
- Krijon raporte automatike pas një kohe të caktuar ose pas një distance të kufizuar
- Dërgon njoftime me anë të emailit, sapo të krijohet një raport automatik i gjeneruar i automjetit
- Nëse kërkohet një raport për automjetin, ai krijohet, sapo makina të "kalojë online"
- Tregon për shembull informacionet e statusit për presionin e gomave, nivelet e mbushjes me lëng, shkallën e konsumimit të frenave dhe intervalet e servisit
Servisi ynë: përshtatet për ju në mënyrë të përkryer
Për t'ju ndihmuar të përjetoni kënaqësi maksimale në drejtim, Volkswagen ju ndihmon të bashkërendoni datat për servis. Sapo të ketë një rast mirëmbajtjeje në pritje, të dhënat do të përcillen nga Volkswagen tuaj te partneri juaj i shërbimit të preferuar. Në vijim do të kontaktoheni nga ofiçina juaj dhe mund të lini me lehtësi një takim.
- Informon për nevojat e radhës për servis
- Partneri i servisit të Volkswagen mund të kërkohet dhe të zgjidhet shumë thjesht individualisht në portalin "We Connect"
Në mënyrë që të qëndroni në lëvizje - s'ka rëndësi se çfarë ndodh
Në rastin e një defekti ne jemi shumë shpejt aty. Nëpërmjet shtypjes së butonit ju mund të aktivizoni në automjet thirrjen në rast avarie dhe të dërgoni të dhënat e pozicionit dhe të automjetit në shërbimin e emergjencës së Volkswagen. Një punonjës do t'ju ndihmojë më pas të përcaktoni shkakun e avarisë ose, nëse është nevoja, do t'ju dërgojë një makinë servisi nëse problemi nuk zgjidhet menjëherë.
Ky shërbim vjen menjëherë
Në mënyrë që ai t'ju ndihmojë shpejt, kujdeset tani Volkswagen juaj. Sapo sistemi i sensorëve Crash regjistron një aksident të lehtë, ky shërbim ju ofron mbështetje. Nëse shërbimi është i aktivizuar, atëherë të dhënat tuaja të automjetit transmetohen pas konfirmimit tuaj ose te centrali i thirrjes së emergjencës së Volkswagen ose te shërbimi i emergjencës së Volkswagen. Një person i kontaktit bashkërendon me ju mënyrën e mëtejshme të veprimit nëpërmjet komunikimit me zë.
- Kujdeset në rastin e një dëmtimi për mbështetje të shpejtë dhe profesionale
- Jep informacione të rëndësishme te shërbimi i emergjencës së Volkswagen
- Kontakton sipas dëshirës një partner të Volkswagen
- Mundëson në rast emergjence një aktivizim të menjëhershëm të shërbimit "Shërbimi i thirrjes së emergjencës"
Shërbimet Security & Service Plus
Optimizimi i konsumit tuaj
Shumë të dhëna personale të udhëtimit në pasqyrën përmbledhëse: Shikoni, se me çfarë shpejtësie mesatare dhe kohëzgjatje të udhëtimit jeni gjatë rrugës, për të optimizuar konsumin individual.
- Hap të dhënat e udhëtimit në mënyrë komode dhe nga kudo
- Tregon kohëzgjatjen mesatare të udhëtimit, shpejtësinë, rrugën e përshkuar dhe konsumin mesatar
- Përditësim i të dhënave pas çdo udhëtimi
Në çdo kohë një ndjesi e sigurt
Me shërbimin "Dyert dhe ndriçimi" mund të kontrolloni lehtësisht përmes aplikacionit nëse dyert në Volkswagen janë të mbyllura dhe nëse janë fikur dritat e pozicionit. Një shikim i shpejtë për një ndjesi sigurie.
- Hap të dhënat përmes aplikacionit ose portalit "We Connect"
Lëvizja në versionin më të ri
Ju mund të shfaqni qartë të dhëna të rëndësishme në automjetin tuaj - kudo që të jeni. Kontrolloni në mënyrë komode nëpërmjet smartfonit për autonominë e mbetur ose gjendjen aktuale të kilometrave.
- Hap të dhënat e udhëtimit në mënyrë komode dhe nga kudo
- Informon për gjendjen aktuale të kilometrave
- Jep informacion për autonominë e mbetur
- Njofton për inspektimin e radhës dhe ndërrimin e vajit
Kursimi i kohës dhe i rrugës
E keni harruar, se ku e keni parkuar Volkswagen tuaj? Me shërbimin "Pozicioni i parkimit", një prekje e smartfonit është e mjaftueshme për t'ju treguar se ku ndodhet makina juaj. Dhe në rast nevoje, si të shkoni atje në mënyrën më të shpejtë.
- Tregon pozicionin e fundit të parkimit
- Tregues i përshtatshëm me anë të aplikacionit ose portalit "We Connect"
- Tregon itinerarin për te makina
- Ndaj me miqtë pozicionin e parkimit
Në mënyrë që të mbani parasysh, se çfarë është e rëndësishme për ju
Me shërbimin "Njoftimi i zonës" ruani kontrollin në çdo gjë. Njoftohuni automatikisht nëse automjeti juaj udhëton ose largohet nga zona të caktuara në orë të caktuara të ditës. Portali We Connect mund të përcaktojë, aktivizojë dhe çaktivizojë deri në dhjetë zona për periudhën e vlefshmërisë dinamike.
- Aktivizon në mënyrë opsionale një herë ose disa herë të përsëritura periudhat e vlefshmërisë
- Përdor kanalet e zgjedhura të njoftimeve për njoftimet, në rast se thyhet rregulli
- Mund të bëjë në aplikacion në mënyrë të përshtatshme cilësimet për njoftimet e zonës
Caktimi i shpejtësisë
Mos e humbni qetësinë. Shërbimi "Njoftimi i shpejtësisë" ju mundëson aktivizimin e kufijve të zgjedhur të shpejtësisë, në të cilat duhet të orientohet shoferi i automjetit tuaj. Nëse shpejtësia e përcaktuar tejkalohet, atëherë ju do të njoftoheni automatikisht.
- Mund të menaxhohet në mënyrë të përshtatshme me anë të aplikacionit ose në portalin "We Connect"
- Aktivizon në mënyrë opsionale një herë ose disa herë të përsëritura periudhat e vlefshmërisë
- Mund të çaktivizohet për kanale të zgjedhura të njoftimit
Rënia në sy nga distanca
Me shërbimin "Boria dhe sinjalet", boria dhe sinjalet paralajmëruese/ bllokazhi mund të komandohen nga distanca përmes aplikacionit "We Connect".
Hapja e derës nëpërmjet aplikacionit
Me smartfonin tuaj si pult komandimi mund të mbyllni dhe të hapni dyert dhe bagazhin në mënyrë komode. Edhe nga larg. Kështu p.sh. partneri juaj mund t'i vendosë blerjet në portbagazh dhe të ulet derisa të arrini ju më vonë.
- Hap dhe mbyll dyert dhe bagazhin e automjetit nëpërmjet aplikacionit
- Identifikon në aplikacion nëpërmjet simbolit çelës, nëse automjeti është i mbyllur
- Identifikim si përdorues i autorizuar nëpërmjet kodit S-PIN
Udhëzim: Ky shërbim ofrohet në automjete me ofertë shërbimi "Security & Service" me datë porosie nga 1.1.2019. Shërbimi "Mbyllja dhe hapja" ka lidhje me sigurinë dhe kërkon një kontroll identiteti duke përdorur procedurën Volkswagen Ident. Identiteti juaj verifikohet nga një partner i Volkswagen ose përmes videobisedës.
Sistem alarmi, nëse ndodh diçka
Mbështetuni i relaksuar, sepse Volkswagen juaj mund të kujdeset për veten. Në rast tentative për grabitje, mund të merrni njoftim nga aplikacioni Volkswagen We Connect në smartfon ose përmes emailit dhe të viheni në dijeni për rrethanat konkrete të incidentit.
- Informon për arsyen dhe kohën e aktivizimit të sistemit të alarmit kundër vjedhjes
- Njofton me anë të emailit dhe/ose Push to Smartphone
- Ofron një pasqyrë përmbledhëse rreth njoftimeve të shkuara të alarmit
Udhëzim: Vetëm në lidhje me pajisjen opsionale të sistemit të alarmit kundër vjedhjes me sigurinë Safe.
Përdorimi i sistemit të ngrohjes përpara nisjes së udhëtimit
Me shërbimin "Sistemi qendror online i ngrohjes" ngrohni në mënyrë të rehatshme hapësirën e brendshme të automjetit tuaj me anë të aplikacionit ose portalit "We Connect". Thjesht programoni kohën e nisjes për udhëtimin tuaj të radhës ose krijoni një plan praktik javor - dhe sistemi juaj i ngrohjes do t'ju përshtatet më së miri.
- Përdorim komod me anë të aplikacionit dhe portalit "We Connect"
- Programim praktik i planeve javore
- Ndezja me një temperaturë të këndshme
- Ndihma me dritaret e akullta dhe të mjegulluara
Udhëzim: Vetëm në lidhje me pajisjen opsionale të sistemit të ngrohjes me datë porosie nga 28.04.2017 (jo për Golf GTE / Passat GTE).
Shërbimet "e-Manager"
(i disponueshëm vetëm për modelet elektrike dhe automjetet hibride)
Ruani kontrollin në çdo gjë
Me shërbimin "Karikimi" ju kontrolloni gjendjen e karikimit të baterisë dhe nisni dhe ndaloni seancën e karikimit. Dhe shumë e thjeshtë nga divani. Nëpërmjet kompjuterit ose smartfonit keni gjithçka nën kontroll në çdo kohë.
- Pasqyrë përmbledhëse e gjendjes aktuale të karikimit
- Tregon autonominë e mbetur
- Përcakton mundësisht sjelljen e karikimit
- Informon për statusin e spinës së karikimit
Kur të jeni gati
Kursen baterinë dhe faturën e energjisë elektrike: Me shërbimin "Kohët e nisjes" ju optimizoni seancën e karikimit dhe përcaktoni, se në cilin moment duhet karikuar bateria e Volkswagen tuaj.
- Nuk ka karikim të panevojshëm
- Krijim i profileve të ndryshme të karikimit
- Mund të kombinohet në mënyrë të përshtatshme me shërbime të tjera (p.sh. klimatizimi)
- Bateri e plotë për momentin e dëshiruar
Klima ideale në çdo periudhë të vitit
Me shërbimin "Klimatizimi" kujdeseni për një temperaturë të këndshme në pjesën e brendshme përpara nisjes së udhëtimit. Kontrolloni me lehtësi kondicionerin përmes kompjuterit apo pajisjes celulare pa qenë në makinë.
- Rregullim i përshtatshëm i temperaturës
- Përdorim komod me anë të aplikacionit dhe portalit "We Connect"
- Tregon temperaturën aktuale të jashtme dhe të synuar
- Ndezja në çdo kohë me klimatizim ideal