Kjo faqe përdor cookie për përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Duke përdorur faqen tonë të internetit, ju pranoni që cookies do të ruhen në pajisjen tuaj.
Pranoni dhe vazhdoni
Menu
Mbyll menunë

Guide & Inform. Destinacioni përpara syve në kohë reale.

Guide & Inform. Destinacioni përpara syve në kohë reale.

Shërbimet Guide & Inform Basic

Informacionet online mbi trafikun

Nuk ka bllokim trafiku. Nuk ka stres.

Me informacionet online mbi trafikun tregohen ndryshimet pothuajse në kohë reale nga interneti përgjatë rrugës nëpërmjet informacioneve aktuale mbi trafikun. Kështu paralajmëroheni në kohën e duhur për bllokimet e trafikut dhe shërbimi ju ndihmon që të anashkaloni bllokimet në trafik.

- Një itinerar alternativ propozohet në mënyrë automatike.

- Dërgon informacione aktuale të qarta për gjendjen e trafikut, bllokimet në trafik, pengesat dhe zgjidhjet për bllokimet në trafik

- Kërkon online të dhënat e trafikut pothuajse në kohë reale

- Arritja dinamike në destinacion merr parasysh kursimet e mundshme të kohës në bazë të gjendjes aktuale të trafikut

- Paraqitje e qartë e shënuar me ngjyra

Importi online i destinacionit

Mos e humbni kurrë nga sytë destinacionin

Me importin e destinacionit online ju tashmë dërgoni destinacione të veçanta përpara nisjes së udhëtimit në sistemin e navigimit të automjetit tuaj. Destinacionet mund të importohen nëpërmjet portalit We Connect. Një faqe e qartë detajesh shfaq informacione të mëtejshme dhe ofron mundësinë të navigoni direkt në destinacion.

- Akses komod për destinacionet e ruajtura

- Import më i thjeshtë i destinacionit me aplikacionin "We Connect"

- Ofrim i vendit për 100 pika të ruajtura të interesit

Importi i itinerarit online

Destinacioni në bagazh

Të jeni i përgatitur: Me shërbimin e importit online të itinerarit, mund të përdorni në Volkswagen tuaj itineraret e krijuara në kompjuter apo tabletë. Pasi sistemi i navigimit të lidhet me internetin dhe të ketë të dhënat e nevojshme të hartave, mund të importohen deri në pesë itinerare të krijuara në portalin We Connect.

- Mundëson planifikimin e itinerarit në mënyrë të përshtatshme nëpërmjet PC ose tabletës

- Mund të kapen deri në dhjetë destinacione të ndërmjetme për çdo itinerar

Kërkimi online i pikave të interesit (tekst)

Gjeni kudo të veçantën

S'ka rëndësi nëse është bankë, butik ose bistro: Me kërkimin online të pikave të interesit ju mund të kërkoni nëpërmjet Google™ për një vend krejtësisht sipas preferencave tuaja personale. Të dhënat që përditësohen vazhdimisht në internet kujdesen për shumë zbulime surprizë dhe të vlefshme. Kështu udhëtimi kalon edhe më bukur.

- Të dhënat e përditësuara gjatë kohës nëpërmjet kërkimit online (Google™)

- Të gjitha pikat e rëndësishme me interes në pasqyrën përmbledhëse

- Zbulon destinacione të reja personale të preferuara

- Gjen më shpejt, mbërrin më shpejt

Vendet e parkimit

Parkoni pa pritur gjatë

Me vendet e parkimit kërkoni në mënyrë komode dhe pa u frustruar për vende të përshtatshme parkimi në zonën përreth vendndodhjes aktuale të automjetit. Aplikacioni tregon numrin e përgjithshëm dhe numrin e vendeve të lira të parkimit në parkingjet që ndodhen në afërsi. Përveç kësaj, shërbimi jep informacion edhe për çmimet, oraret e punës dhe largësitë. Vendet përkatëse të parkimit tregohen në pamjen e hartës të sistemit të navigimit të radios.

- Nisni navigimin për vendet e përshtatshme të parkimit direkt nga aplikacioni

Pikat e karburantit

Më pak mendime për mbushjen me karburant

Shërbimi i pikave të karburantit ju jep pa stres informacione për pikat e karburantit në zonën në afërsi të automjetit tuaj. Rezultati i kërkimit përveç vendndodhjes ka edhe të dhëna për çmimet e karburantit dhe oraret përkatëse të punës. Kërkimi nis ose sipas dëshirës ose automatikisht në rastin e mos tejkalimit të gjendjes së nivelit të kufizuar të serbatorit. 

- Navigimi nis sipas dëshirës për pikën e zgjedhur të karburantit

- Gjithmonë të dhëna aktuale falë lidhjes në një bazë qendrore të dhënash

Stacionet e karikimit

Gjeni kudo vendin e lidhjes

Me shërbimin tonë Car-Net në stacionet e karikimit (të disponueshme për automjetet elektrike dhe hibride) jeni të rrethuar nga kujdesi i duhur. Që të arrini i relaksuar në destinacion pa devijime gjatë rrugës, shërbimi gjen pikat e karikimit afër jush dhe i lidh ato në mënyrë komode me sistemin e navigimit.

- Ofron një pasqyrë përmbledhëse të detajuar për të gjitha stacionet e karikimit në zonën përreth shoferit.

- Navigon për stacionin e zgjedhur të karikimit ose e integron atë në udhëzimin për rrugën

- Informon për furnizimin me energji elektrike dhe largësinë e stacioneve të karikimit

- Ofron mundësinë, për të ruajtur destinacionin për një navigim më të vonshëm

Raporti i gjendjes së automjetit

Është qetësuese kur makina kontrollohet vetë

Raporti i gjendjes së automjetit informon për shembull përpara një udhëtimi për statusin aktual të automjetit. Ai liston sinjalet paralajmëruese ekzistuese dhe rastet e ngutshme ose të vonuara të mirëmbajtjes dhe i arkivon ato. 

- Dërgon njoftime nëpërmjet emailit, sapo të krijohet një raport për automjetin

- Nëse kërkohet një raport për automjetin, ai krijohet, sapo makina të "kalojë online"

- Tregon për shembull informacionet e statusit për presionin e gomave, nivelet e mbushjes me lëng, shkallën e konsumimit të frenave dhe intervalet e servisit

Lajmet

Lajmet, të cilat varen nga ju

Me ndihmë të aplikacionit të lajmeve ju merrni të rejat që ju interesojnë vërtet. Lajmet aktuale të ofruesve të abonuar më parë tregohen në ekranin e sistemit të navigimit. Kështu ju udhëtoni krejtësisht të relaksuar dhe megjithëkëtë nuk humbisni asnjë ndodhi aktuale.

- Ruan në të njëjtën kohë deri në dhjetë kanale lajmesh

Moti

Mësoni se me çfarë moti do të mbërrini

Falë shërbimit të motit ju merrni të dhënat aktuale të motit të vendndodhjes individuale, pikën tuaj të interesit ose vendet e paracaktuara. Nga kjo, sistemi merr parasysh kohën e mundshme të mbërritjes. Të gjitha të dhënat tregohen qartë në ekranin e sistemit të navigimit.

- Informacione për temperaturën aktuale, në raportet për erën dhe për motin gjatë tre ditëve të ardhshme

- Kërkesa për motin përpunohet gjithnjë në bazë të informacioneve më aktuale të ofruesit të të dhënave

Menaxheri i kohës

Gjithçka në kohën e vet

Shfrytëzoni ditën. Shërbimi "Menaxheri i kohës" ju ndihmon për këtë. Ai sinkronizohet në smartfon me kalendarin tuaj dhe në bazë të të dhënave aktuale të navigimit dhe trafikut llogarit, se kur duhet të niseni më mirë. Kështu arrini gjithmonë në orar në takimin tuaj - dhe mund ta planifikoni më mirë ditën tuaj. 

- Ka akses në të dhënat e adresës dhe të dhënat nga kalendari juaj personal

- Kalkulon kohët optimale të nisjes në bazë të informacioneve aktuale të trafikut dhe dërgon një njoftim

- Ofron përmbledhje të detajuar të itinerareve të propozuara, datat e caktuara dhe destinacionet e preferuara

Shërbimet shtesë Guide & Inform Plus

Kërkimi online i pikave të interesit (Gjuha)

Pyesni për zbulime të reja

Me kërkimin online të pikave të interesit (gjuha) ju mund të kërkoni nëpërmjet Google™ për një vend krejtësisht sipas preferencave tuaja personale - edhe përmes komandave me zë. Të dhënat që përditësohen vazhdimisht në internet kujdesen për shumë zbulime surprizë dhe të vlefshme, në mënyrë që udhëtimi të kalojë edhe më bukur. 

- Mundësia më e thjeshtë për zbulimin e mjedisit

- Gjithmonë të dhëna aktuale falë lidhjes në Google™

- I përdorshëm në lidhje me sistemin e informimit dhe argëtimit "Discover Pro"

Përditësimi online i hartave

Mos humbisni më asgjë

Gjithmonë në nivelin e duhur: Me shërbimin përditësimi i hartave online ju karikoni thjesht dhe në mënyrë komode të dhënat e reja të navigimit nëpërmjet internetit në sistemin e informimit dhe argëtimit në Volkswagen tuaj. Sapo hartat e përditësuara të jenë të disponueshme, ju do të informoheni për nivelin e konsumit të të dhënave dhe hapësirën e nevojshme të memories. Në fund përditësimet e zgjedhura shkarkohen dhe instalohen në sistemin tuaj të informimit dhe argëtimit. 

- Ofron përditësime specifike dhe rajonale për shtetin

- Lejon edhe shkarkimin e përditësimit në mënyrë komode nëpërmjet rrjetit Wi-Fi të shtëpisë

- I përdorshëm në lidhje me sistemin e informimit dhe argëtimit "Discover Pro"

Gracenote online

Të jeni i lidhur në rrjet me muzikën

Gracenote online plotëson automatikisht kapakun e albumit me titullin e muzikës që dëgjoni. Kapakët ruhen automatikisht në sistemin tuaj të informimit dhe argëtimit dhe janë të disponueshëm më vonë edhe offline.

- Njohje e shpejtë e muzikës suaj nëpërmjet aksesit në të dhënat online

- Figurë e kapakut të albumit të duhur me muzikën tuaj të preferuar

Shërbime shtesë për Guide & Inform Premium:

 

**Shërbimet për Guide & Inform Premium janë të disponueshme vetëm për Touareg

Radio Hybrid

Stacioni juaj i preferuar mbetet me ju

Me shërbimin "Radio Hybrid" shkrihen kufijtë ndërmjet radios konvencionale dhe radios në internet. Nëse largoheni nga zona e transmetimit, atëherë ju mund të vazhdoni të dëgjoni stacionin tuaj të preferuar falë ndërrimit automatik në transmetimin online.

- Përjeton dëgjimin në radio pa ndërprerje pas aktivizimit që kryhet vetëm një herë të funksionit Hybrid

- Pasurim i radios konvencionale (FM dhe DAB+) me informacione online

- Kalon radion në stacionin konvencional gjatë mbërritjes në zonën e transmetimit

- Për përdorimin e shërbimit mund të merren paketa opsionale të dhënash nëpërmjet partnerit të telefonisë celulare Cubic.

Radio interneti

Argëtim radiofonik pa kufij

S'ka rëndësi se ku ndodheni - në stacionin e radios suaj të preferuar dhe podkaste juve nuk ju duhet më të hiqni dorë falë Radio interneti..

- Dëgjoni stacione të radios dhe podkaste të panumërta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe zbuloni të reja

- Kërkim i thjeshtë në bazën e të dhënave të transmetimit radio.net

- Kontroll i plotë i kostove nëpërmjet paketave opsionale të të dhënave celulare

- Për përdorimin e shërbimit mund të merren paketa opsionale të dhënash nëpërmjet partnerit të telefonisë celulare Cubic. 

Pamja e qytetit në 3-D

Orientim i mirë në qytete

Pamjet e mjedisit me rezolucion të lartë në 3-D ju lehtësojnë navigimin në qytetet e zgjedhura dhe japin përshtypje realiste të vendeve dhe rrugëve me vlerë.

- Përjetim i ri i navigimit brenda qytetit falë paraqitjes së detajuar në 3-D

- Modelet e rëndësishme të qytetit karikohen automatikisht në sfond në navigim

- Menaxhim inteligjent i memories në renë kompjuterike

- Përdorim i mundshëm ndërkohë në tetë qytete, zgjerim i vazhdueshëm i ofertës

Llogaritja online e itinerarit

Mbërritje inteligjente

Kush është i informuar mirë, mbërrin më shpejt: Llogaritja online e itinerarit merr përsipër gjendjen aktuale të trafikut dhe vlerëson nga fillimi i udhëtimit parashikimet e vazhdueshme nëpërmjet zhvillimit.

- Udhëzim inteligjent për rrugën nëpërmjet reagimit fleksibël për kushtet e ndryshuara

- Mbikëqyrje e vazhdueshme e udhëtimit me ndihmë të një serveri të fuqishëm të trafikut 

- Një ndërrim i navigimit konvencional është në çdo kohë i mundur, p.sh. në rastin e mosdisponueshmërisë së shërbimit

Hartat satelitore

Orientimi pranë realitetit

Ju përjetoni paraqitjen e navigimit në bazë të imazheve mahnitëse satelitore. Ky tregues i mjedisit pranë realitetit ju lehtëson në shumë situata orientimin dhe ju lejon shumë lehtë të bini në gjurmë të vendeve të reja të preferuara.

- Tregon fotot realiste të mjedisit

- Orientim më i mirë

- Ruan imazhet e ngarkuara satelitore në hard diskun e integruar të sistemit të informimit dhe argëtimit dhe në këtë mënyrë janë të përdorshme pa ndonjë lidhje aktive të të dhënave.

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team