Shërbimet e-Remote
Ruani kontrollin në çdo gjë
Me shërbimin "Karikimi" ju kontrolloni gjendjen e karikimit të baterisë dhe nisni dhe ndaloni seancën e karikimit. Dhe shumë e thjeshtë nga divani. Nëpërmjet kompjuterit ose smartfonit keni gjithçka nën kontroll në çdo kohë.
- Pasqyrë përmbledhëse e gjendjes aktuale të karikimit
- Tregon autonominë e mbetur
- Përcakton mundësisht sjelljen e karikimit
- Informon për statusin e spinës së karikimit
Kur të jeni gati
Kursen baterinë dhe faturën e energjisë elektrike: Me shërbimin "Kohët e nisjes" ju optimizoni seancën e karikimit dhe përcaktoni, se në cilin moment duhet karikuar bateria e Volkswagen tuaj.
- Nuk ka karikim të panevojshëm
- Krijim i profileve të ndryshme të karikimit
- Mund të kombinohet në mënyrë të përshtatshme me shërbime të tjera (p.sh. klimatizimi)
- Bateri e plotë për momentin e dëshiruar
Klima ideale në çdo periudhë të vitit
Me shërbimin "Klimatizimi" kujdeseni për një temperaturë të këndshme në pjesën e brendshme përpara nisjes së udhëtimit. Kontrolloni me lehtësi kondicionerin përmes kompjuterit apo pajisjes celulare pa qenë në makinë.
- Rregullim i përshtatshëm i temperaturës
- Përdorim komod me anë të aplikacionit dhe portalit "We Connect"
- Tregon temperaturën aktuale të jashtme dhe të synuar
- Ndezja në çdo kohë me klimatizim ideal
Lëvizja në versionin më të ri
Ju mund të shfaqni qartë të dhëna të rëndësishme në automjetin tuaj - kudo që të jeni. Kontrolloni në mënyrë komode nëpërmjet smartfonit për autonominë e mbetur, gjendjen aktuale të kilometrave ose kur duhet karikuar sërish bateria.
- Hap të dhënat e udhëtimit në mënyrë komode dhe nga kudo
- Informon për gjendjen e kilometrave dhe autonominë e mbetur
- Tregon gjendjen e karikimit të baterisë
Optimizimi i konsumit tuaj
Të gjitha të dhënat personale të udhëtimit në pasqyrën përmbledhëse: Shikoni, se me çfarë shpejtësie mesatare dhe kohëzgjatje të udhëtimit jeni gjatë rrugës ose sa energji mund të harxhoni dhe të kurseni mesatarisht.
- Hap të dhënat e udhëtimit në mënyrë komode dhe nga kudo
- Tregon kohëzgjatjen mesatare të udhëtimit, shpejtësinë dhe distancën
- Tregon konsumin e sistemit tjetër elektrik (si radio, kondicioneri ose dritat)
- Përditësim i të dhënave pas çdo udhëtimi
- Ndihmon për të optimizuar konsumin individual
Kursimi i kohës dhe i rrugës
E keni harruar, se ku e keni parkuar Volkswagen tuaj? Me shërbimin "Pozicioni i parkimit", një prekje e smartfonit është e mjaftueshme për t'ju treguar se ku ndodhet makina juaj. Dhe në rast nevoje, si të shkoni atje në mënyrën më të shpejtë.
- Tregon pozicionin e fundit të parkimit
- Tregues i përshtatshëm me anë të aplikacionit
- Tregon itinerarin për te makina
- Kursen kërkimin që të merr shumë kohë
Në çdo kohë një ndjesi e sigurt
Me shërbimin "Dyert dhe ndriçimi" mund të kontrolloni lehtësisht përmes aplikacionit nëse dyert në Volkswagen janë të mbyllura dhe nëse janë fikur dritat e pozicionit. Një shikim i shpejtë për një ndjesi sigurie.
- Tregon nëse dyert janë të mbyllura
- Tregon nëse dritat e pozicionit janë fikur
- Hap të dhënat në mënyrë komode nëpërmjet aplikacionit
- Kudo dhe në çdo kohë ka siguri