Falë Android Auto™ nga Google™, ju mund të përdorni me siguri aplikacionet e përshtatshme nga smartfoni juaj me sistem operativ Android gjatë udhëtimit. Për automjetet e përgatitura për We Connect, përdorimi i Android Auto™ nëpërmjet mundësisë së lidhjes me valë për sistemet e navigimit "Discover Media" dhe "Discover Pro", si dhe për sistemin "Ready 2 Discover", është tani veçanërisht komod.* Me Google Voice™ mund të komandoni çdo gjë me anë të komandave me zë dhe mund të luani, për shembull, këngë nga Google Play Music™, Pandora ose Spotify. Tani mbështeten edhe shumë aplikacione të tjera. Më shumë informacione gjeni direkt te Google™.
*Mundësia e lidhjes me valë e Android Auto™ nga Google™ do të përdoret te Golf i ri në një moment të mëvonshëm.