Kështu funksionon
Dëshironi t'i përdorni aplikacionet e smartfonit në mënyrë më komode dhe të sigurt në automjet? Falë App-Connect kjo është më e lehtë se kurrë më parë. Ai ju mundëson që aplikacione dhe përmbajtje të përzgjedhura t'i përdorni në mënyrë komode direkt në Volkswagen. Ato lidhen me kabllo në ekranin e sistemit të informimit dhe argëtimit dhe mund të përdoren në mënyrë komode dhe të qartë në fushën tuaj të shikimit. Kështu bëhet e thjeshtë, për shembull që të aksesoni te muzika, lajmet, harta ose libra audio. Volkswagen ofron njëkohësisht tre ndërfaqe për lidhjen e smartfonit me mundësi të shumta: Apple CarPlay™, Android Auto™ nga Google dhe MirrorLink®. Përdorimi i Apple CarPlay™ dhe i Android Auto™ nga Google™ është i mundur në automjetet e përgatitura për We Connect nëpërmjet mundësisë së lidhjes me valë për sistemet e navigimit "Discover Media" dhe "Discover Pro", si dhe për "Ready 2 Discover", tani në mënyrë veçanërisht komode. Për të shmangur shpërqendrimin gjatë kohës së udhëtimit mund të nisen vetëm aplikacione të certifikuara.
Mundësitë e lidhjes suaj me App-Connect
Apple CarPlay™
Me CarPlay™ nga Apple mund të komandoni aplikacionet e zgjedhura të iPhone gjatë udhëtimit. Tani edhe me valë në automjetet e përgatitura për We Connect.
Android Auto™
Me Android Auto™ nga Google™ ju përdorni me siguri aplikacionet e përshtatshme të smartfonit tuaj gjatë udhëtimit. Tani edhe me valë në automjetet e përgatitura për We Connect.*
*Mundësia e lidhjes me valë e Android Auto™ nga Google™ do të përdoret te Golf i ri në një moment të mëvonshëm.
MirrorLink®
Me MirrorLink® juve nuk ju duhet më të hiqni dorë nga aplikacionet praktike kur jeni pas timonit.