Golf përshtatet me stilin tuaj të ngarjes.

Përzgjedhja e profilit të ecjes

Me Golf jeni dinamikë dhe ekonomikë njëkohësisht. Dëshironi ndonjëherë që automjeti juaj të projektohet më sportiv? Doni të keni një automjet më ekonomik në karburant? Me përzgjedhësin opsional të profilit të ecjes, e vendosni ju në varësi të situatës e nevojave personale. Mjafton të zgjidhni profilin e dëshiruar duke shtypur një buton në sistemin e info-argëtimit. Më pas, konfigurimet e motorit, sistemit të drejtimit dhe kutisë duale të shpejtësisë DSG rregullohen automatikisht.

Profili ECO i ecjes, për shembull, ndihmon drejtuesin për ecje në një mënyrë miqësore me mjedisin dhe me efikasitet në karburant. Ndër të tjerash, përshtat performancën e motorit dhe aktivizon sistemin e Start-Stop nëse është i çaktivizuar. Gjithashtu, aktivizohet një kontroll konsumi i optimizuar për sistemin e kondicionimit të ajrit dhe menaxhimin termik. Nëse keni zgjedhur kutinë duale të shpejtësisë DSG, ajo zgjedh sa më shpejt të jetë e mundur çastet e ndryshimit të marshit dhe fillon funksionin e kursimit të energjisë.

Sigurisht, mund të shijoni edhe komfortin e zakonshëm me anë të profilit NORMAL të ecjes. Nga ana tjetër, nëse dëshironi të jeni veçanërisht sportiv apo të përballeni me sfidat e një rruge me kthesa, profili SPORT është bërë për ju. Profili INDIVIDUAL është tejet fleksibël: Mund të kombinoni konfigurimet individuale sipas preferencave tuaja e madje të ruani konfigurimet tuaja të preferuara për ngrohjen, sistemin e kondicionimit të ajrit dhe fenerët.

Automjetet e paraqitura në këtë prezantim mund të ndryshojnë në disa detaje nga programi faktik i porosive në Austri. Në disa raste, ka pajisje të veçanta që vijnë me çmim shtesë. Të gjitha çmimet janë udhëzuese, jo detyruese e të pa negociueshme që përfshijnë taksën standarde të konsumit (NoVA), 20% TVSH, tarifën e transportit dhe nuk marrin parasysh shtesat ose zbritjen e NoVA sipas nenit 6 të Ligjit për taksën standarde të konsumit. Për të lehtësuar leximin e teksteve, kemi zgjedhur formën mashkullore ose femërore të fjalëve personale. Kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton diskriminim me bazë gjinie. Faleminderit për mirëkuptimin.

Mbyllur
Menü schließen

Më i zhdërvjellët se pothuajse çdo automjet tjetër. Golf.

 

Hoppla!
Ihr Browser scheint nicht aktuell zu sein. Eventuell funktioniert unsere Webseite nicht optimal. Die meisten Browser (nicht jedoch MS Internet Explorer 11 & älter) funktionieren dennoch problemlos.

Wir empfehlen Ihnen ein Update Ihres Webbrowsers!
Die jeweils neueste Version kann überall im Internet ein gutes Erlebnis sicherstellen.

Danke für Ihren Besuch und viel Spaß,
Ihr Volkswagen Team